AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas

Shko poshtë

Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas  Empty Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 11:11 pm

Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas  150-300x17535 vjeçari Kiço Mihali është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka mbajtur 4 orë peng në bodrumin e shtëpisë dhe ka rrahur fqinjin e tij. Mësohet se burri ishte me probleme mendore dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Bezimisht të komunës së Pustecit. Denoncimin në policia e ka bërë 25 vjeçari me inicialet I.Ç., I cili ka delaruar se Mihali e ka dhunura fizikisht pasi dyshonte se mes tij dhe bashkëshortes së tij kishte lidhje intime.
Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj 25-vjeçarit, pasi ky I fundit ka pranuar se kishte lidhje intime me gruan e Mihalit, dhe se ishte kjo e fundit që në përpjekje për t’i dhënë fund lidhjes jashtëmartesore e kishte futur atë në kurth. “Kishim disa muaj që kishim një lidhje intime. Ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes pa më thënë asgjë mua. Shkova në shtëpinë e saj, siç edhe bëja gjithmonë, por këtë herë ajo kishte trilluar një histori, sikur unë e ngacmoja dhe i hidhja fjalë në rrugë. Kur shkova, bashkëshorti i saj flinte, se e pashë nga dritarja, por ajo e zgjoi me qëllim. Ata më mbajtën peng për 4 orë në bodrum, pa ujë dhe në errësirë. Më goditën të dy. Fatmirësisht më shpëtuan fqinjët dhe jam gjallë. Për një moment kujtova se burri i të dashurës sime do më vriste”, – ka thënë i riu I.Ç..

Mësohet se “çifti” ishte konfliktuar më herët, dhe në mbrëmje, sikundër ndodhte zakonisht, i riu I.Ç. kishte shkuar në banesën e të dashurës së tij për ta takuar dhe për t’u sqaruar me të, me qëllim vazhdimin e lidhjes./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas  Coolte21

Shteti Shteti : Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi