AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji

Shko poshtë

France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji Empty France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 10:08 pm


France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji 1371198536-river_king


Autoritetet franceze kanë  bllokuar një anije që prej afro  një muaji, në të cilën ndodhen 4  marinarë shqiptarë nga Durrësi. Anija  në fjalë, mban emrin “River King” dhe  lundron nën flamurin e shtetit të Belizesë, i cili ndodhet në Amerikën Qendrore, raporton “Basse-Normandie”.  Sipas autoriteteve franceze, ajo  ka mbërritur në brigjet e Francës që  më 15 maj të këtij viti dhe qëndron  e bllokuar për shkak të parregullsive  financiare. Katër shqiptarët, të cilët  kanë rreth një muaj të bllokuar në  Francë, janë: Luan Seiko, kapiteni i  anijes, Ylber Gjika, Endri Vrushaj dhe  Eqerem Elezi. 

Anija iu nënshtrua një  kontrolli të imtësishëm nga organet  kompetente të portit të Granville, i cili  ndodhet në perëndim të Francës, në  kanalin anglez. Ajo është e ngarkuar  me 900 ton zhavorr dhe është e  bllokuar për shkak të parregullsive  financiare dhe çështjeve teknike, që  lidhjen me ndotjen. 

Bllokimi i saj është  bërë, pasi janë konstatuar 15 mangësi të ndryshme nga regjistri detar  dhe është kualifikuar ne mjetet detare  që nuk lejohet te ankorohet ne portet  evropiane. 

Sipas konstatimeve të para, Drejtoria e Ujërave Detare, (DIRM),  konfirmoi se anija kishte edhe parregullsi financiare, dhe se marinarët shqiptarë kishin më shumë se tre muaj  pa marrë pagat. Kjo është hera e tretë  që “River King” ndalohet për parregullsi muajt e fundit.

 Denoncimi ka ardhur nga një shoqatë ambientaliste  për mbrojtjen e ujërave detare, e cila  e cilësoi anijen si një ‘rrangallë’ që  nuk duhej lejuar më të lundronte në  ujërat evropianë. Laure Talloneau, inspektore e Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve, tha se anija ka marrë një pezullim për shkak se nuk  ka plotësuar kushtet bazë të lundrimit. 

Talloneau, u bëri thirrje autoriteteve franceze që të gjenin një  zgjidhje sa më të shpejtë për situatën  e katër shqiptarëve. Ishte pikërisht kjo sindikatë, e cila nëpërmjet mediave, bëri që shqiptarëve t’u plotësohen kushtet minimale dhe pritet që së shpejti ata të kthehen në atdhe. 

Anija  “River King”, pavarësisht se lundron  nën flamurin e shtetit amerikanoverior të Belizes, ndodhet nën pronësinë e kompanisë greke “Ionian Marine”,  por të drejtën e shfrytëzimit të saj  e ka një kompani britanike, e njohur  me emrin “Intrada Chartering”, e cila e përdorte anijen për të transportuar zhavorr. 

Sipas autoriteteve franceze, “River King”, e cila është e vitprodhimit 1984, u ka një borxh marinarëve prej 60 mijë dollarësh. Për sa i përket katër shqiptarëve, thuhet se  ata janë punësuar pa kontratë dhe se nga burimet paraprake, rrogat e tyre kanë qenë nën minimumin e vendosur nga Sindikata Ndërkombëtare e Punëtorëve.  Mësohet se anija është pezulluar për gati një vit nga ujërat evropiane. Bllokimi i anijes, ngjalli  mjaft debate në mediat franceze, të cilat ngritën zërin për kushtet në të  cilat punonin katër shqiptarët.
♛Melody♛
♛Melody♛

France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji Coolte21

Shteti Shteti : France, 4 marinare shqiptare, peng qe prej 1 muaji Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi