AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat e përdorin dashurin si shpërblim

2 posters

Shko poshtë

   Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Empty Femrat e përdorin dashurin si shpërblim

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 07, 2013 9:31 pm

   Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Timthumb3-300x192

Më në fund, një arsye për meshkujt që të pastrojnë shtëpinë plot zell. Provohet se femrat e përdorin se ksin si shpërblim për sjelljet e mira dhe se ndihmesa në punët e shtëpisë është më e vlerësuara.
Kur vjen puna për marrëdhëniet në çift, femrat janë shumë të sofistikuara, ato përdorin truke të ndryshme për të marrë atë çka dëshirojnë prej partnerit.
Misteri se çfarë duhet bërë për të hyrë në shtratin e një femre, apo për të mos u refuzuar krejt papritur, zbulohet nga studiuesit këtë javë. Ky sekret janë punët e shtëpisë, sjelljet e mira dhe gjestet që tregojnë përkujdes.
Dy nga tre gra në Britaninë e Madhe e pranojnë pa drojë, se ato e përdorin se ksin për të shpërblyer partnerët e tyre, kur këta sillen mirë dhe i ndihmojnë me gjëra të vogla rreth shtëpisë.
Këto janë mënyrat më të mira për meshkujt, që duan të marrin atë që kërkojnë, pa shumë lodhje dhe ngulm.
Pjesëmarrësit në studim u pyetën rreth çështjes, nëse e kishin përdorur ndonjëherë në të shkuarën apo të tashmen se ksin, si shenjë shpërblimi për partnerin e tyre.
U zbulua se, femrat kishin shumë simpati për meshkujt që ndihmonin në shtëpi apo që gatuanin drekën apo darkën. Këto ishin një nga arsyet kryesore, që femrat pranonin se i kishin shtyrë ta shpërblenin parterin edhe në çastin kur ato ishin ndier të lodhura apo pa shumë dëshirë.
Sipas rezultateve, rreth 65 për qind e femrave të anketuara pranonin se e përdornin këtë taktikë. Nga ana tjetër, vetëm një nga dhjetë meshkuj ose rreth 11 për qind e tyre, pranonin se e kishin përdorur se ksin si mënyrë shpërblimi për punët e partneres së tyre.
Personat që bënë pohimet e mësipërme u pyetën më gjerësisht për rrethanat, kur ato dhe ata i kishin shpërblyer partnerët me çaste in time.
Studimi u publikuan prej  një faqe britanike prestigjioze, e specializuar për shëndetin se ksual, si pjesë e një studimi të kryer mbi jetët dhe preferencat e britanikëve.
1.994 meshkuj dhe femra mbi moshën 18 vjeç morën pjesë në studim, të gjithë me përvojë në fushën e marrëdhënieve në çift dhe të gatshëm për t’u përgjigjur sinqerisht.
Sipas përfundimeve këto ishin situatat kur femrat i shpërblenin më shumë meshkujt. Për ndihmë në punët e shtëpisë, meshkujt kishin rreth 38 për qind mundësi të shpërbleheshin. Për sjellje të veçanta dhe dhurata, ata merrnin simpatinë e partneres me 34 për qind. 28 për qind ishte probabiliteti për të pasur se ks me partneren për meshkujt që kujdeseshin për fëmijët apo pjesëtarët e familjes.
Ata që gatuanin një vakt shpërbleheshin në 21 për qind të rasteve. Ndërsa meshkujt që i ndihmojnë femrat me transport shpërblehen më së pakti me 19 për qind.
Nga ana tjetër, si për çudi, edhe meshkujt pranojnë se i shpërblejnë partneret e tyre kur ato kryejnë veprime të caktuara. Ja cilat janë këto rrethana për meshkujt. Kur femrat pranojnë të shohin një ndeshje me ta, ata e shpërblejnë atë me pikët maksimale, me 35 për qind mundësi për të pasur se ks.
Kur një femër e ndihmon një mashkull me punë apo gjëra rreth shtëpisë, ajo përfiton një bonusprej 31 përqindësh. Kur janë femrat ato që bëjnë transport me makinë nga një vend në tjetrin, meshkujt janë më mirënjohës në këtë rast dhe mundësia e të bërit seks është 29 për qind. Me 22 për qind vlerësohet kujdesi ndaj anëtarëve të familjes në përgjithësi dhe femrat që lejojnë meshkujt të kalojnë gjithë natën jashtë me miqtë, shpërblehen me 17 për qind rritje të dëshirës për se ks.
Për më tepër, 8 për qind e femrave që morën pjesë në studim pranonin se i kishin shpërblyer meshkujt sek sualisht, kur këta i kishin dhënë një pushim të caktuar nga jeta in time.
Kur i pyetën nëse është e drejtë kjo lloj sjelljeje shpërblyese, 78 për qind e pjesëmarrësve pranuan se nuk kishte asgjë të keqe në përdorimin e se ksit për shpërblim.
Studiuesit u shprehën shumë të interesuar për rastin e mësipërm, pasi ata duan gjithnjë e më shumë të zbulojnë sekretet e sjelljeve in time të çifteve.
Një gjë është e sigurt, ashtu si meshkujt edhe femrat janë fajtorë për këtë kushtëzim, por asnjëri prej tyre nuk duket se e ka problem këtë.
♛Melody♛
♛Melody♛

   Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Coolte21

Shteti Shteti :    Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

   Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Empty Re: Femrat e përdorin dashurin si shpërblim

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 2:56 am

po ta perdoresh dashurin si shperblim i bie qe dashuria te jet ndjenj sa me kalu kohen dhe jo ndjenj shpirti jo te gjitha femrat e perdorin ket gje ka dhe nga ato qe ende shpresojn per dashurin e vertet e mashkulli qe atro duan smund tu hedh as syt(ktu perfshihem e un)
Katilja
Katilja

   Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Coolte21

Shteti Shteti :    Femrat e përdorin dashurin si shpërblim Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi