1 vit nga tragjedia e Himarës, studentet përkujtojnë viktimat
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Sot mbushet një vit nga aksidenti i Himarës, ku humbën jetën 13 persona, ku 11 prej të cilëve ishin studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Në këtë përkujtim universiteti ka organizuar një marshim drejt Himarës, ku pritet të vendoset dhe një obelisk, duke kujtuar viktimat e aksidentit.
“Nisëm një ditë me gëzim dhe hare. Mendonim se do të kalonim momente të bukura me njëra-tjetrën. Në fund të asaj dite ne përfunduam në humnerë, ku shoqet tona humbën jetën. Ne humbëm shumë kujtime dhe ende e kemi atë dhimbjen e madhe. Dëmtimet që kam pasur kanë qenë të rënda. Tani ka kaluar pothuajse një vit dhe jam duke u rikuperuar. Në çdo moment kujtojmë shoqet tona, pasi vazhdojmë ende shkollën dhe kujtimet mbizotërojnë”, pohon për gazetën Shqip Shegushe Haka. E ky 1-vjetor, nuk mund të mos përtërinte dhimbjen e nënës së 21-vjeçares Aurora Molla, njëra prej viktimave të kësaj tragjedie. Në shtëpinë e saj në Vërdovë të Pogradecit, hyjnë e dalin njerëz, ashtu si atë ditë që e përcollën për në banesën e fundit, e në çdo cep ‘përplasesh’ fytyrë më fytyrë me dhimbjen. Mes lotëve, familjarët thonë se tashmë përveç Aurorës, kanë humbur edhe shpresën për drejtësi, pasi përgjegjësit e kësaj tragjedie nuk u gjetën./al-observer.com/

Similar topics
» E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë
» Vonohen diplomat e maturës studentët rrezikojnë studimet jashtë
» Vendet turistike te Himares
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik, nënë e bijë dhe një çift bashkëshortësh
» Vonohen diplomat e maturës studentët rrezikojnë studimet jashtë
» Vendet turistike te Himares
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Identifikohen 4 viktimat e aksidentit tragjik, nënë e bijë dhe një çift bashkëshortësh
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi