Daily Mail: Shqipëria në komunizëm të priste flokët në aeroport, sot të mahnit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

“E mbani mend Shqipërinë? Vendin e çmendur komunist ku të prisnin flokët në aeroport? Ok, gjërat kanë ndryshuar”….
Ishte kjo hyrja po aq intriguese dhe një e vërtetë e thellë ironike e gazetarit britanik Christopher Middleton, në udhëtimin e tij të fundmë drejt Shqipërisë, botuar në gazetën më në zë angleze “Daily Mail”, ditë më parë me titull: “Këndi i Fundmë i Evropës: Plazhet dhe bukuria e Shqipërisë, të fshehura në ujdinë e Ballkanit”.
Por më interesante është shpërndarja e këtij shkrimi në rrjetin social në “Facebook”, për më tepër që kësaj radhe ironia angleze nuk ka goditur serish, por ka folur në mënyrë të paqtë për mrekullitë shqiptare.
I pari, Chris Casey një amerikan i cili prej vitesh jeton në Shqipëri, shprehet se “Po, por ama Norman është ende humoristik! Do ta shihni se si do dynden tashmë britanikët këtu…duke blerë shtëpi, e duke vijuar më tej se “duhet të ketë qenë e hidhur dhe e rëndë e gjithë periudha komuniste. Duke u përpjekur ta kapni Perëndimin në disa vite, kjo nuk është aspak e lehtë”.
“Jam i nderuar që kam mundësinë ta vizitoj këtë vend dhe ta eksploroj, thotë Casey, i cili prej disa kohësh jeton e punon në Shqipëri, duke vijuar se “është një vend i bukur, me njerëz tejet miqësorë, të durueshëm e të dashur. Këto ndjesi nuk mund ti gjesh ngado, e ju duhet ti rrisni e ti kultivoni edhe më tej. Shpresoj që gjërat të zhvillohen më shumë (në Shqipëri), si ekonomikisht ashtu dhe nga ana njerëzore, e gjithashtu të zhvilloni më tej historinë, e po ashtu fshatrat apo periferitë, të cilat duhet të jenë në vëmendje të këtij procesi”.
Më tej kolegu britanik Middleton, përshkruan në detaje udhëtimin e tij nëpër Shqipëri ku citon se, “njëherë e një kohë, të vetmit turistë që vinin ishin studentët e edukuar stalinistë. Sot, është një paketë për gjithë familjarët në kërkim të një ujdie të bukur pushimesh e për më shumë madje”. Shqipëria, përshkruan gazetari Middleton, “është si Spanja e 50 viteve më parë, madje edhe në çmime të arsyeshme. Të pushosh në bregdetin Adriatik si dhe plazhet me rërë të gjata prej prej disa miljesh, ju do gjeni çmime që do t’ju buzëqeshin”. /balkanweb

Similar topics
» Tallja e Daily Mail: Princi Harry takon Bleonën (video)
» Mahnit me Puccin-in! Talent show, prezantimi:Quhem Amira dhe jam 9 vjeç!!!
» Flokët në diell! Por të mbrojtur
» Ja Kush I Dëmton Flokët
» "Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur!"
» Mahnit me Puccin-in! Talent show, prezantimi:Quhem Amira dhe jam 9 vjeç!!!
» Flokët në diell! Por të mbrojtur
» Ja Kush I Dëmton Flokët
» "Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur!"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi