AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë

Shko poshtë

Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë Empty Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat May 18, 2013 9:34 pm

Kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes ndër vendet e Ballkanit

Shqipëria renditet ndër vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për vdekshmërinë foshnjore. Raporti i fundit i “Save the Children” referon vendin tonë me nivelin më të lartë të vdekshmërisë së bebeve në ditën e parë të lindjes.

“Save the Children” ka publikuar më 7 maj të këtij viti raportin e saj të përvitshëm, të katërmbëdhjetë, “Situata e Nënave në Botë”.

Sipas të dhënave të fundit, rezulton se në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5 vjeç ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.

Sipas raportit në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes nga çdo vend tjetër në Gadishullin Ballkanik.



Sipas raportit të përvitshëm të “Save the Children”, “Situata e Nënave në Botë” 2013, të porsalindurit shqiptarë kanë 50% më shumë gjasa për të vdekur në ditën e lindjes se sa foshnjat e lindura në Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

“Bota ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga viti 1990 në reduktimin e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Numri i fëmijëve që vdesin nën 5 vjeç në mbarë botën çdo vit është ulur me mbi 40%, nga 12 milionë – 6.9 milionë. Por, pak progres është bërë për fëmijët e porsalindur të cilët janë më të rrezikuar nga të gjithë”, thuhet në raport.

Evidencat e këtij viti ndalen veçanërisht në ditën më kritike të jetës për një foshnje të porsalindur, siç është dita e parë e lindjes. Në analizë serviren të dhëna nga kërkimet më të fundit, që hulumtojnë thellë nëpër statistika dhe konstaton se dita a parë e lindjes është dita më e rrezikshme në jetën e fëmijës.

Në të gjithë botën, më shumë se 80% e të gjithë vdekjeve të foshnjave të porsalindura shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjeve të parakohshme apo infeksione të rënda. Përveç kujdesit të pamjaftueshëm për fëmijën, një tjetër shkak kryesor i vdekjeve për të porsalindurit, në vendet në zhvillim përfshirë këtu edhe Shqipërinë, është shëndeti i dobët dhe ushqyerja e nënave, sidomos gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës menjëherë pas lindjes.

Megjithëse Shqipëria ka 1/12th të të ardhurave bruto për frymë krahasuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, niveli i rrezikshmërisë të vdekshmërisë së nënave është afërsisht i njëjtë në të dy vendet.

Çdo vit në botë, thuajse 3 milionë foshnje vdesin brenda muajit të parë të jetës, shumica nga shkaqe të parandalueshme. Më shumë se 1 milion foshnje vdesin ditën e parë të jetës – duke e bërë ditën e lindjes më të rrezikshmen për të porsalindurit dhe nënat.

Sipas raportit, Republika Demokratike e Kongos (DRC) është vendi më i vështirë në botë për të qenë nënë – dhe Finlanda vendi më i mirë. Raporti paraqet Treguesin e Rrezikshmërisë në Ditën e Lindjes, i pari në llojin e vet, i cili krahason nivelin e vdekshmërisë foshnjore në ditën e lindjes të 186 vendeve dhe konstaton se në shumicën e vendeve, fëmijët janë më shumë të rrezikuar në ditën e lindjes.

Treguesi i Nënave 2013, i vlerëson të gjitha vendet duke u bazuar në pesë tregues: rrezikun e vdekshmërisë së nënave, nivelin e vdekshmërisë të fëmijëve nën 5 vjeç, mesataren e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrjen e grave në qeverisje. Lorina Mixha



Rekomandimet

Mjekë të kualifikuar

Kërkohet që të forcohen sistemet shëndetësore në mënyrë që nënat të asistohen më mirë gjatë lindjes nga punonjës shëndetësorë të kualifikuar. Ata mund t’u sigurojnë ndërhyrje që ju zgjat jetën të gjithë nënave dhe fëmijëve. Përveç kësaj duhen siguruar më shumë fonde për programet e shëndetit të nënës, fëmijës dhe të porsalindurve: duhet investuar më shumë tek punonjësit e sistemit shëndetësor parësor për të asistuar nënat dhe foshnjat më të rrezikuara në komunitet.



Asistenca e grave

Rekomandohet të luftohen shkaqet e vdekshmërisë tek të porsalindurit, sidomos pabarazinë gjinore dhe kequshqyerjen.

Duke ndihmuar nënat, për një gjendje më të mirë dhe të qëndrueshme – fizikisht, financiarisht dhe në aspektin social – ndihmojmë fëmijët të mbijetojnë, të rriten të shëndetshëm dhe të zhvillohen.



Mjekimi dhe ushqimi

Investuar në zgjedhje me kosto të ulët që reduktojnë në mënyrë të ndjeshme vdekshmërinë për të porsalindurit. Ndërhyrjet e thjeshta dhe medikamentet në lindje mund të parandalojnë dhe trajtojnë infeksionet vdekjeprurëse. Ushqyerja vetëm me gji duhet të inkurajohet. Këto praktika kushtojnë shumë pak, por mund të shpëtojnë qindra e mijëra jetë foshnjash çdo vit. Përveç kësaj, asistuesit shëndetësorë në lindje duhet të jenë të mirëtrajnuar dhe të mbështeten me pajisje dhe medikamente të nevojshme.
/gazetashqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë Coolte21

Shteti Shteti : Shqipëria, e rrezikshme për të lindur fëmijë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi