AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

2 posters

Shko poshtë

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Empty Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 5:04 am

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Energydrink
Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme
Fenomeni miliona dollaresh i pijeve energjike ka vemendjen e shume shkenctareve kudo qe jane. Pijet Energjike qe sot ofrohen ne treg e qe shumica kur reklamohen mundohen te ju bejne te mendoni se ju bejne me krahe, ju bejne te fuqishem si luan, te jeni me cool e keshtu me radhe, kane dicka me shume qe duhet ditur. Taurina?
Cfare eshte Taurina?
Taurina eshte forme e lire e amino acidit qe gjenden ne ushqime dhe prodhohet ne trup nga cisteina e amino acidit Pasi qe taurina prodhohet ne menyre natyrale nga vete trupi i njeriut, nje diete e mire furnizon sasine e mjaftueshme dhe eshte e gjitha cka ju duhet. Studime te shumta kane implikuar taurinen sintetike ne semundje duke filluar nga presioni i larte e gjakut, goditja ne tru, kriza e deri te semundja e zemres. Per keto arsye eshte ndaluar ne disa vende Skandinave pasi eshte lidhur me vdekjen e tre konsumatoreve. Per shkak se taurina perdoret nga trupi gjate ushtrimeve dhe koheve me stres, si e tille eshte bere perberes shume i popullarizuar ne pije energjike. Por, taurina ka efekt stimulues ne sistemin nervor qendror e kjo eshte shume jo e natyrshme.

Hulumtim i Ri dhe Befasues ne Tru
Shkencetaret per disa vite e kane ditur se taurina eshte e perfshire ne nje menyre apo tjeter ne zhvillimin e dhe funksionimin e trurit. Por, se fundi ata kane zbuluar ne vend me te percaktuar te aktivitetit neurologjike te taurines. Ne nje artikull te botuar se fundi ne MedicalNewsToda.com, hulumtuesit nga Weill Cornel Medical College ne New York, thone se ishin te befasuar kur kane zbuluar aktivitetin e jashtezakonshem te taurines ne receptoret e trurit. Edhe pse taurina eshte e njohur si amino acid kyc, hulumtuesit prapeseprape thone se ishin kureshtare e bile edhe te habitur rreth funksioneve te taurines ne tru dhe keshtu kane me shume pyetje se sa pergjigje.
Ata kane zbuluar taurinen te punoj thelle ne tru, ne rajonet “rregulluese” te talamusit, duke ndervepruar me neurotrasmetuesit. Talamusi eshte i perfshire ne rruget e ciklit gjume/zgjim ne tru dhe aktivitete tjera.
Mjeket e perfshire ne kete hulumtim kane deklaruar: “Cuditerisht pak dihet per efektet e pijeve energjike ne tru. Ne bile as qe mund te jemi te sigurt se sa nga sasia e taurines ne pije arrin trurin! Duke supozuar se disa nga ajo sasi absorbohet, taurina – e cila, nese asgje tjeter, duket te kete efekt qetesues ne tru – ndoshta ne te vertete mund te luaj role ne ‘deshtim’ (rraskapitje) qe shpesh njerezit raportojne pas pirjes se ketyre pijeve jo alkoolike por shume te kafenizuara. Njerezit kane spekuluar se ndjenja qe vie pas pirjes se nje Red Bull ishte thjeshte efekt e reaksionit te kafeines, por mundet qe gjithashtu te jete per shkak te permbajtjes se taurines.”
Kjo eshte dicka per tu brengosur per shkak se eshte bere mode nga te rinjte qe te perziejne pijet me alkool. Doza ditore e Taurines duhet te jete ne mes te 100-500mg, kurse nje kanace nga pijet energjike ka 1000mg te Taurines se prodhuar ne menyre sintetike. Disa njerez pine deri ne 8 kanace ne dite (8000mg Taurine), nje sasi qe mund te shkaktoj deme ne trup. E perzierja e tyre me pije alkoolike e bene edhe me te rrezikshme.
Taurina: Magjia Per Energji?
Nuk ka dicka magjike per force dhe qendrueshmeri ne keto pije. Rekomandohet qe ti shmangni krejtesisht. Deklaratat e tepruara gjat reklamimit te ketyre pijeve qe kinse dhurojne vitalitet te menjehershem jane thjeshte fyese. Nje diete perplot me ushqime te ndryshme organike ju ofron te gjithe taurinen qe juve ju duhet. Taurina natyrale eshte e dobishme per trupin dhe mund te gjendet ne qumeshtin e lopes, mish, peshk dhe veze. Doza ditore e taurines nuk duhet te shkoj mbi 500mg.
Ushtroni dhe beni gjume te mjaftueshem dhe mos harro se barnat (medikamentet) dhe semundjet ju bejne te humbni energji. Pini uje mire e vecanerisht kur ushtroni shume apo jeni i stresuar. Pa marr parasysh pirja e ujit eshte ide e mire.
/Burimi: Sherohu.com
♛Melody♛
♛Melody♛

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Coolte21

Shteti Shteti : Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Empty Re: Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 12:58 am

Mjeket paralajmerojne se femijeve nuk i duhet dhene pije energjike, per shkak se permbajne kafeine dhe stimulues te tjere qe nuk jane te nevojshem per femijet dhe mund te crregullojne ritmin e zemres, si dhe te ndikojne ne shkaktimin e problemeve te tjera shendetesore. Pijet energjike permbajne edhe vitamina dhe disa ekstrakte, te cilat nuk jane te nevojshme per femijet, pasi organizmi i tyre eshte duke u zhvilluar. Revista “Pediatric” ne fillim te ketij viti kishte publikuar nje raport ne te cilin pediatret paralajmerojne se pijet energjike mund te shkaktojne sulme, probleme ne veshke dhe demtimin e melcise te femijet. Edhe pse raste te tilla jane te vogla, mjeket paralajmerojne se ekziston rrezik. Mjeket thone se per femije me i pershtatshem eshte uji dhe nese femijet merren me sport ata mund te konsumojne edhe pije sportive pasi ato permbajne sheqer. Nese femijet nuk merren me aktivitete sportive dhe jane me pak aktiv, do te ishte mire qe t’iu shmangen edhe pijeve energjike sportive. Ne shumicen e rasteve eshte veshtire qe permes etiketes ne shishe te vleresohet sasia e kafeines ne produkt. Disa pije energjike sipas shisheve kane mbi 500 miligrame kafeine, qe eshte ekuivalente me 14 kanace te pijeve te gazuara.
Katilja
Katilja

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Coolte21

Shteti Shteti : Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Empty Re: Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 12:59 am

Pijet energjike, rrezik per shendetin e adoleshenteve
Shumë pije energjike kanë përbërës, të cilët mund të japin një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e adoleshentëve, sidomos kur përzihen me alkoolin.
Tashme eshtë bërë trend i adoleshentëve të konsumojnë pije energjike, teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool duke e rritur edhe më shumë rrezikun. Ato reklamohen si pije që rrisin kënaqësinë në tru, forcojnë sistemin imunitar e për më tepër “të bëjnë me krahë”.
Pijet energjike përmbajnë edhe kafeinë. Shumica e pijeve më të njohura energjike, kanë në brendësi sasi të pazakonshme kafeine dhe simulantësh të tjerë që e rrisin më tepër rrezikun. Kafeina është një përbërës i njohur për problemet që shkakton tek adoleshentët si për shembull: dehidratim, obezitet, ankth, takikardi dhe probleme në tretje. Disa pije energjike përmbajnë edhe alkool. Kur pijet energjike përzihen me alkool, potencialiteti i rrezikut për adoleshentët rritet, ka madje edhe rrezik për abuzim.
Kur ne e miksojmë pijen energjike me alkoolin, efekti i tyre është i barabartë me konsumin e një shisheje vere apo me pirjen e disa filxhanëve kafe. Sasia e zakonshme e kafesë që konsumojmë ka rreth 100 miligramë kafeinë brenda, ndërsa pijet energjike rreth 160 miligramë, pra 60 për qind më shumë.
Sipas statistikave, rreth 66 për qind e konsumatorëve të pijeve energjike janë nga mosha 13-35 vjeç. Doktorët shpjegojnë se këto lloj pijesh nuk janë shumë të sigurta për shëndetin dhe krijojnë varësi. Ata shtojnë se nëse dikush kërkon të marrë energji, duhet të ushqehet shëndetshëm, të bëjë ushtrime dhe të flejë mjaftueshëm.
Sipas raportit të vitit 2013 për shëndetin në Amerikë, rreth dyfishi i njerëzve që kishin konsumuar pije energjike, u shtruan në spital gjatë vitit 2012 krahasuar me vitin 2007.  Në këto vizita, rastet më shqetësuese ishin ato kur pijet energjike ishin miksuar me substanca mjekësore si “Ritalin” dhe “Adderall”. Një studim i Universitetit të Kentakit, zbuloi se kombinimi i pijeve energjike me alkoolin, largon aftësinë e trupit tonë për të kundërshtuar dëshirën për t’u dehur, duke rritur kështu mundësinë e abuzimit.
Nëntë vite më parë, qeveria franceze e ndaloi shitjen e një pijeje energjike shumë të njohur. Komiteti Francez i Shkencës së Ushqimit zbuloi se kjo pije kishte sasi të tepruar të kafeinës. U ngritën gjithashtu shqetësime rreth përbërësve të tjerë të pijes, taurine, një aminoacid që shkaktonte një problem për metabolizmin.
Kështu, sipas vendimit të Gjykatës Europiane, u mbështet ndalimi që i bëri qeveria franceze pijes energjike më të njohur. Në fund të studimit, shkencëtarët nënvijëzuan se ata dëshironin që njerëzit të ishin në dijeni për tregun e gjerë të pijeve energjike dhe sasisë së madhe të fitimeve që këto pije kishin dhe mënyrave që përdornin për t’i rritur ato.
Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konsumuesit më të mëdhenj të pijeve energjike janë adoleshentët, trupi i të cilëve është në ndryshim e sipër dhe që ndikohet shumë lehtë nga rreziqet që i kanosen nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Përmbajtja e këtyre pijeve energjike nuk është shumë e qartë për njerëzit dhe nuk dihet me siguri se çfarë përbërësish përdoren për të rritur kënaqësinë në tru.
Adoleshentët duhet të kuptojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë obezitet, presion të lartë të gjakut, takikardi dhe probleme të tjera shëndetësore. Rreziku dyfishohet nga përzierja e pijeve me alkoolin, ku trupit tonë mund t’i çaktivizohen sensorët që na ndalojnë ta teprojmë me pijen.  Pra, sipas këtij studimi, duket se çmimi i krahëve që këto pije të japin, është i papërballueshëm nga trupi i adoleshentëve. Të rinjtë nuk kanë përse rrezikojnë kaq shumë, për të ndjerë emocione të forta t’i përshkojnë trupin, pasi mosha e tyre ia bën të mundur këtë pa asnjë përbërës të jashtëm.
Katilja
Katilja

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Coolte21

Shteti Shteti : Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme Empty Re: Taurina ne pijet energjike eshte teper e rrezikshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi