AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg

Shko poshtë

Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg Empty Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 10:34 pm

DURRES – “Nuk doja ta vrisja, por thjesht ta trembja”. Kështu deklaroi dje në Gjykatën e Durrësit 17-vjeçari Xhulio Leka gjatë seancës ku do të vlerësohej masa e sigurisë. Të hënën qëlloi me thikë për vdekje 14-vjeçarin Fatos Daçi pas një sherri në internet për lojën. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e adoleshentit, gjimnazist në vitin e tretë, dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, krim që ndodhi në Lagjen Nr. 13, pranë sektorit “Iliria”. Organi i akuzës që përfaqësohej nga prokurorja Enkeleida Xhengo, i cilësoi të mjaftueshme provat që implikojnë të arrestuarin si autor të vrasjes me paramendim të 14-vjeçarit Daçi dhe kërkoi të lihej në burg, kërkesë e cila u mor parasysh nga gjykata. Kërkesa e prokurores nuk pati kundërshtime as nga avokati mbrojtës, por ky i fundit deklaroi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes dy të rinjve dhe se Xhulio Leka nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 14-vjeçarit, por thjesht për ta frikësuar atë. Vetë autori mësohet si i ka qëndruar deklaratës së dhënë në polici, duke u shprehur përpara togave të zeza se pak minuta përpara se të kryente vrasjen kishte debatuar me viktimën në një pikë interneti, ndërsa më pas kishte shkuar për të marrë një thikë dhe e ka pritur në mes të lagjes. “Nuk doja ta vrisja, por ta trembja. Fatosi ishte me një shok të tij dhe nuk mund t’iu afrohesha pa thikë. E qëllova një herë në gjoks, por pa dashur ta godisja në zemër”, ka pohuar 17-vjeçari./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg Coolte21

Shteti Shteti : Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi