Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Megjithëse Nazime Visha ka kërkuar mëshirë ndaj trupit gjykues për krimin e saj ajo është dënuar me 15 vite burg.
Por, me gjykim të shkurtuar ajo do të kryejë 10 vjet burg, si autore e vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça, më 13 gusht të 2012-ës.
avokatja e Nazimesë ka kërkuar pafajsi të klientes së saj dhe ka kërkuar që të dënohet vetëm për “armëmbajteje pa leje”.
Ndërsa vajza i është drejtuar trupës gjykues të Gjykatës së Tiranës me këto fjalë: “E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë, kërkoj mëshirë”.
Më datë 13 gusht të vitit të kaluar, Fiqiri Muça me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës. Sipas policisë, kjo e fundit ka pritur me të shtëna kallashi 45-vjeçarin, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike, ndërkohë që tronditi mbarë opinionin e vendit. /alb-observer.com/

Gjykimi i Nazime Vishës. Gjyqtari fle ndërsa ajo lutet për mëshirë /Video/
Nazime Visha u dënua dje me 10 vjet burg, mes gjumit, fjalëve prekëse, dhe sigurisht vuajtjes së familjarëve të saj. Ndërsa avokatja mbante fjalën e saj, gjyqtarin Petrit Çoma e zuri gjumi. Detyra e tij është të japë vendimin në fund, pasi dëgjohen palët të përfshira në ngjarje. Këtë me siguri gjyqtari nuk e ka bërë më mirë se çka mundur!
Është vërtetë komike kjo ngjarje e ndodhur dje në sallën e gjyqit për një histori tragjike siç është ajo e 18-vjeçares, e cila vrau partnerin e saj, me të cilin ishte detyruar të kishte marrëdhënie intime, që kur ishte e mitur.
Ndoshta ishte ky fakti, që edhe pse pas fjalëve tronditëse të vajzës, e cila u lut për mëshirë, gjykata nuk i mori parasysh duke dhënë verdiktin me 10 vjet burg./shekulli

Gruaja e Fiqiri Muçës: “Nazimja është fëmijë-djall, edhe nga burgu nuk po na lë rehat”
Bashkëshortja e 45 vjecarit Fiqiri Muça, i cili u vra nga 18 vjecarja Nazime Visha, nuk është e kënaqur nga vendimi i Gjykatës së Tiranës që e dënoi këtë të fundit me 15 vjet burg. Mynyre Muça, nëna 40- vjeçare e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, ka dëshiruar dënim me burgim të përjetshëm për 18-vjeçaren duke e konsideruar madje atë fajtore për lidhjen.
“Ajo ka bërë të gjitha llojet e intrigave për t’u martuar me Fiqiriun, për ta ndarë nga mua dhe fëmijët. Dhe ia arriti qëllimit, veçse për së vdekuri. Burri im po kalbet në varr, por ajo duhet të kalbet në burg.
Më tej, nëna 40 –vjeçare e cilëson Nazimen është një fëmijë-djall: “Nazimja është një fëmijë? Fëmijë-djall, ndoshta. Ohhh, ju nuk e njihni. Ju nuk e dini se çfarë është në gjendje që të bëjë ajo. Gjyqtarët mos ta shohin si viktimë, pse bën si e pafajshme dhe fshihet pas moshës. Ajo është “nëna e intrigave dhe e mashtrimit”. Ajo bëri lëmsh për 4 vjet dy familje, që ishim edhe krushqi. Edhe tani që është në burg, na merr në telefon dhe nuk flet”, akuzon Mynyrja.
Më tej ajo ka frikë se pas daljes nga burgu Nazimja mund të hakmerret duke i vrarë:“Po doli nga burgu ajo mund të vrasë sërish në familjen tonë. A e keni parë edhe kur del në gjyq, se si kapardiset?Sikur po shkon në sfilatë mode dhe jo se po del për t’u gjykuar për vrasje.”/alb-observer.com/

Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimeja e donte burrin tim, dikush tjetër e ka kryer krimin
Gruaja e Fiqiri Muçës është ndeshur në një debat televiziv me babain e Nazime Vishës si rrallë ndonjëherë.
Për Mynyre Muçën, Nazimja ka ikur me dëshirë me Fiqiriun dhe se donte të martohej me të. “I tha në telefon, ‘lëre Mynyren dhe martohemi bashkë, se pres fëmijën tënd’”.
Nga ana tjetër, babai i Nazimes, e cila ndodhet pas hekurave të burgut, nuk e pranon një gjë të tillë, duke pohuar se “të gjitha sms-të janë të falsifikuara dhe se tek fotot është marrë koka ime dhe është zëvendësuar me ato të Fiqiriut”.
Babai i vajzës është shprehur se nuk kam pasur dijeni fare, ne kemi pasur miqësi. Për 12 ditë rresht e pyeta kur humbi Nazimja dhe më tha që, “po doli fëmija tënde tek unë, më vrit”. Ka arritur ta çojë fëmijën në treg të zi. Analizoje veten tënde si unë, nuk kam fjetur në shpi për 12 ditë.
Ndërsa gruaja e Fiqiriut është shpreur qartas se Nazimeja e donte Fiqiriun dhe nuk e varau ajo atë por dikush tjetër./alb-observer.com/

Similar topics
» Vrau 14-vjeçarin për sherrin në lojën e internetit, lihet në burg
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Miss Universi rrezikon të dënohet me 2 vjet burg në Indi (FOTO)
» E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine
» 12 vite burg, për një “like” në facebook!
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Miss Universi rrezikon të dënohet me 2 vjet burg në Indi (FOTO)
» E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine
» 12 vite burg, për një “like” në facebook!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi