Eksperimenti i ekonomistit gjerman, tregu përkeqëson njerëzit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Eksperimenti i ekonomistit gjerman, tregu përkeqëson njerëzit
Një ekonomist gjerman ka bërë një eksperiment, me qëllimin e vetëm për të treguar se tregu financiar është krijuar për njerëzit e këqij. Në një test të kryer me minjtë, ekonomisti Armin Falk ka vërtetuar se pa para, të gjithë njerëzit i kanë thënë jo vrasjes së minjve të plakur në laboratorë dhe po opsionit për t’i bërë ata të jetojnë më gjatë. Por kur në lojë u fut një sasi parash, morali ka kaluar në plan të dytë dhe rreth 76 për qind e minjve u sakrifikuan. Vullnetarët e seleksionuar nga Falk, ekonomist në Universitetin e Bonit, janë pyetur nëse ishte e drejtë apo e gabuar të lësh të jetojnë minjtë e laboratorit dhe të gjithë janë përgjigjur “sigurisht e drejtë”. Më pas, kafshët janë bërë pjesë e një sistemi këmbimi, në të cilin mbijetesa e kavieve do të kushtonte disa dhjetëra euro dhe vullnetarët në eksperiment nisën të thoshin të kundërtën, “jo” për mbijetesën e minjve. Mesazhi i këtij eksperimenti ishte se paratë i bëjnë të gjithë më të këqij. “Kush punon në një kontekst ekonomik, shkel vazhdimisht standardet e veta morale”, ishte përfundimi i Falk. Eksperimenti i tij u publikua në revistën “Shkencë”./panorama
Similar topics
» Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?
» Grupi gjerman hakeron programin “Touch ID” të Apple
» Si dhe pse do të zhduken njerëzit!
» Fenomeni i "dhunës psikologjike"
» Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë...
» Grupi gjerman hakeron programin “Touch ID” të Apple
» Si dhe pse do të zhduken njerëzit!
» Fenomeni i "dhunës psikologjike"
» Njerëzit që skuqen janë partnerë më të mirë...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi