AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?

Shko poshtë

Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?  Empty Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 27, 2013 10:22 pm

Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?  Yvybehaje-350x290



Hulumtimet tregojnë që nxënësve dhe studentëve të bukur u kushtohet më shumë kujdes dhe marrin nota më të mira nga arsimtarët; pacientët e bukur kujdes më të mirë, kriminelët e bukur dënim më të ulët… Pamja fizike në masë të mirë ndikon edhe në suksesin afarist.
Profesori Daniel Hamermesh nga Universiteti i Teksasit dhe Jeff Biddle nga Universiteti shtetëror në Michigan, kanë zbuluar që njerëzit më pak të bukur fitojnë 5 deri në 10 për qind më pak sesa ata mesatarisht të bukur, ndërsa mesatarët fitojnë 3 deri në 8 për qind më pak se ata të bukurit.
Hamermesh dhe Biddle gjithashtu kanë zbuluar që meshkujt jo të bukur në Britaninë e Madhe fitojnë 18 për qind më pak se mesatarja, ndërsa femrat jo të bukura fitojnë 11 për qind më pak se koleget e tyre atraktive.
Një hulumtim në Britaninë e Madhe ka treguar që bukuria e kandidatit në masë të madhe ndikon në vendimin për punësim dhe ekziston dallimi midis pagës dhe statusit të meshkujve të bukur dhe të atyre më pak të bukur.
Shkencëtarët e Universitetit të Astonit tërheqin vërejtjen që punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për motivimet e tyre me rastin e punësimit, sepse mund t’u ndodhë që të bien pre e paragjykimeve dhe e punësimit me hatër.
Ç’është e vërteta, perceptimi jo i drejtë çon deri aty që njerëzve atraktivë t’u përshkruajmë edhe karakteristika të tjera pozitive, thonë shkencëtarët.
♛Melody♛
♛Melody♛

Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?  Coolte21

Shteti Shteti : Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi