AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si dhe pse do të zhduken njerëzit!

Shko poshtë

Si dhe pse do të zhduken njerëzit! Empty Si dhe pse do të zhduken njerëzit!

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 23, 2013 3:16 am


Si dhe pse do të zhduken njerëzit! 1367498578-tech-300x200
Një ekip ndërkombëtarësh, matematicienësh dhe filozofësh në Universitetin e Oksfordit janë duke hetuar rreziqet më të mëdha. Në fakt, sipas tyre kjo çështje nuk ka marrë rëndësinë e duhur. Vitin e kaluar, kishte më shumë studime akademike të publikuara për sakteboard-ing se sa për zhdukjen e njerëzve.
Pra sipas studiuesve, kush janë rreziqet më të mëdha?
Fillimisht, lajmi i mirë. Shkatërrimet natyrore mund të shkaktojnë humbje kolosale dhe katastrofike të jetëve, por Dr Bostrom beson që me shumë mundësi njerëzimi do i mbijetojë kësaj. Kjo është për shkak se si specie, ne i kemi mbijetuar shumë mijëravjeçarëve të shkatërrimeve, urisë, përmbytjeve, etj. Kështu që shanset e mira janë në favorin tonë. Deri tani, as humbjet e shkaktuara në shekullin e 20 me dy luftëra botërore nuk arritën të ndalonin rritjen e popullsisë botërore. Lufta bërthamore mund të shkaktojë shumë shkatërrim, por megjithatë do të mbijetonin mjaftueshëm individë në mënyrë që të mundësonin vazhdimin e species.
Pra,nëse kjo na jep siguri, atëherë për çfarë do të duhet vërtetë të shqetësohemi?
Dr Bostrom beson se ne kemi hyrë në një lloj të ri epoke teknologjike me aftësinë për të kërcënuar të ardhmen tonë si asnjëherë tjetër. Problem sipas tij është mungesa e kontrollit. Eksperimetet në fusha si biologjia sintetike, nanoteknologjike dhe inteligjenca e makinerive janë duke na çuar në një të rritur të paparashikueshëm. Biologjia sintetike, aty ku biologjia takohet me inxhinierinë, premton përfitime të mëdha mjekësore. Prf. Dr Bostrom është i shqetësuar për pasojat e paparashikuara në lidhje me manipulimin e kufijëve të biologjisë njerëzore. Nanoteknologjia, punimi në një nivel atomik apo molekular, mund të bëhet shumë shkatërrues nëse nuk përdoret për qëllimet e duhura. Dr Bostrom shkruan në studim se qeveritë e ardhshme do të kenë një sfidë shumë të madhe që të kontrollojnë keqpërdorimet. Ka gjithashtu frikë se si një inteligjenca artificiale e kaninerive do të  ndërthuri me botën e jashtme. Kjo mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm në industri, mjekësi, agrikulturë, por mund të ketë pasoja negative tek njerëzit. Sean O’Heigeartaigh, një gjenetist në institut, thotë që sisteme të tilla kompjuterike mund të ‘manipulojnë botën reale’. Në termat e rreziqeve nga biologjia ai shqetësohet për qëllimet e mira të dala keq, pasi eksperimentet bëjnë modifikime gjenetike, duke prishur dhe rindërtuar strukturat gjenetike. ”Është shumë pak e mundur që ata të dëshirojnë të bëjnë diçka të dëmshme”- thotë ai. Por është gjithmonë rreziku i një sekuence të paparasikuar ngjarjes apo diçka që bëhet e dëmshme kur trasferohet në një mjedis tjetër. ”Ne po zhvillojmë gjëra që mund të shkaktojnë dëme serioze dhe nëse ne nuk e duam këtë gjë”, thekson ai. ”Me çdo teknologji të re të fuqishme ne duhet të mundohemi me kujdes për atë çfarë dimë- por është më e rëndësishme të dimë atë për të cilën ne nuk e kemi të sigurtë”. Ka edhe një grup kërkuesish të cilat flasin për kompiutera që janë në gjendje që të krijojnë gjenerata gjithmonë e më të fuqishme të kompiuterave. Nuk do të thotë që këto makineri papritur të zhvillojnë një sjellje të keqe. Por, Daniel Dewey flet për një ‘shpërthim inteligjence”, ku shpejtësia e fuqizimit të kompiuterave të bëhet më e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Së bashku me bioteknologjinë dhe nanoteknologjinë, me këto teknologji mund të krijohen efektet të llojit të reaksionit zinxhir, kështu që duke filluar më shumë pak burime, të mund të marrësh përsipër projekte që mund të kenë efekte në çdo person në botë. Projekti ”E Ardhmja e njerëzimit” në Oksford është duke drejtuar kërkimet për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të mëdha. Ka edhe të tjerë të interesuar tek Universiteti i Kembrixh në lidhje me hetimin e kërcënimeve të tilla për njerëzimin. ”Ky është qindravjeçari i parë në historinë botërore kur kërcënimi më i madh vjen nga vetë njerëzimi”- tha Lord Rees gjithashtu thekson rreziqet që bijnë nga biologjia sintetike. ”Me çdo teknologji të re ka ngritje lart, por ka edhe rreziqe”- thotë ai. Sipas tij krijimi i orgnaizmave të reja për agrikulturën dhe mjekësinë mund të ketë kapërcyer disa efekte të paparashikuara ekologjike.
Pra duhet të shqetësohemi?
Dr Bostrom thotë që ”Ne jemi në nivelin e foshnjave në aspektin e përgjegjësisë morale, por me aftësinë teknologjike të një të rrituri”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Si dhe pse do të zhduken njerëzit! Coolte21

Shteti Shteti : Si dhe pse do të zhduken njerëzit! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi