AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Shko poshtë

BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Empty BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 11, 2013 5:59 pm

 
BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor 84213
BRUKSEL- Bashkimi Evropian në javën e ardhshme ka planifikuar që në axhendën e saj të vendosë çështjen e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. 

Mbi këtë çështje është arritur një marrëveshje mes negociuesit nga Parlamenti Evropian, Agustin Dias de Mera dhe përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Bashkimit Europian. 
Nëse këto ndryshime që propozohen do të pranohen nga shtetet anëtare të BE-së, miratimi i projektligjit do të bëhet në muajin shtator.

Kohët e fundit lehtësimi i regjimit të vizave dhe liberalizimi i mëpasshëm i tyre për 6 shtetet e Ballkanit, solli një rritje të shpejtë të kërkesave për azil nga rajoni vitin e kaluar duke nxitur kështu shtetet anëtare të ushtrojnë presion ndaj Komisionit Evropian për të trajtuar problemin. 

Sipas të dhënave nga “MERA” Shërbimi Evropian për Mbështetjen e Azilit, në vitin 2012, numri i kërkesave për azil ka shënuar rritje prej 51 për qind, krahasuar me vitin 2011.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/be-javen-tjeter-diskuton-rikthimin-e-vizave-per-ballkanin-perendimor-166533.html#sthash.7vcic8en.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Coolte21

Shteti Shteti : BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi