AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës

Shko poshtë

Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës Empty Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 9:57 pm

Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës MarihuanaKatër kanale ndërkombëtare të drogës janë penguar nga policia e Maqedonisë nga fillimi i vitit, ndërsa janë konfiskuar rreth 100 kilogramë marihuanë, pesë kilogramë heroinë dhe dhjetra pilula amfetaminë.

Janë prangosur më shumë se 150 persona ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale për prodhim dhe tregëti të paligjshme të drogës.

Siç informojnë nga MPB, në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit shënohet një efikasitet më i madh prej 10 për qind në luftën kundër trafikimit të drogës.

Sipas të dhënave të policisë, nga personat e arrestuar këtë vit, 24 prej tyre paraqiten si përsëritës të krimeve në lidhjem e trafikimin e drogës, 4 përsona janë të burgosur ndërsa katë janë femra.

Sipas strukturës nacionale, në trafikimin me drogë dominojnë persona të nacionalitetit maqedonas. Këtë vit janë arrestuar 82 maqedonas, ndërsa numri i shqiptarëve të arrestuar është dy herë më i vogël, 44. Në mesin e trafikantëve të arrestuar janë edhe 22 persona të nacionalitetit rom, dy boshnjakë, një turk dhe një person i komunitetit serb. Në aksionet e policisë këtë vit janë arrestuar edhe dy shtetas të huaj, një amerikan dhe një shqiptar./shqipmedia
♛Melody♛
♛Melody♛

Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës Coolte21

Shteti Shteti : Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi