Pastronte Milionat E Drogës Së Të Birit, Në Pranga Pensionistja
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Pastronte Milionat E Drogës Së Të Birit, Në Pranga Pensionistja
Pastronte milionat e drogës së të birit, në pranga pensionistja - Një grua e moshuar nga Fieri është arrestuar për pastrim parash. 62-vjeçarja nga Fieri, Teferi Hamzaraj, pensioniste, ka rezultuar milionere në prona dhe me disa depozita bankare, falë aktivitetit kriminal të djalit të saj Fatos Hamzaraj, tashmë i arrestuar në Londër.
Prokuroria e Fierit ka arritur të zbulojë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërmjet të arrestuarit në Londër dhe familjarëve të tij në Fier, nënës dhe vëllezërve.
Sic bën me dije organi i akuzës, dërgesat e tij të parave tërhiqeshin nga e ëma pensioniste, por që në mënyrë të pajustifikuar, rezulton pronare e një pike karburanti, lokali, palestre, apartamenti, që janë në përdorim nga djemtë e tjerë të saj, Pëllumb dhe Arsen Hamzaraj, raporton “Ora News”.
Vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë (njezet e tre milionë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë e treqind e katërmbëdhjetë lekë. Po ashtu, rezulton se Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament në qytetin e Fierit në një shumë monetare prej 48.000 euro.
Teferi Hamzaraj kishte gjithshtu disa llogari bankare në tre banka të ndryshme nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro të depozituara nga bashkëpunëtorët e djalit të saj.
Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Fierit ka kërkuar të gjykohen për “pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal, 62 vjeçarja Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj, Arsen Hamzaraj, 37 vjeç dhe Tani (Pullumb) Hamzaraj, 33 vjeç.
04.08.2013
Burimi: Gazeta Tema
Fier, pensionistja kthen paratë e drogës në biznese
FIER–Një pensioniste 62-vjeçare nga Fieri, Teferi Hamzaraj, ka rezultuar milionere në prona dhe me disa depozita bankare, falë aktivitetit kriminal të djalit të saj Fatos Hamzaraj, tashmë i arrestuar në Londër për trafik droge.
Faktin e ka bërë të njohur, prokuroria e Fierit, e cila ka arritur të zbulojë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërmjet të arrestuarit në Londër dhe familjarëve të tij në Fier, nënës dhe vëllezërve.
Dërgesat e tij të parave tërhiqeshin nga e ëma pensioniste, por që në mënyrë të pajustifikuar, rezulton pronare e një pike karburanti, lokali, palestre, apartamenti, që janë në përdorim nga djemtë e tjerë të saj, Pëllumb dhe Arsen Hamzaraj.
Pensionistja Teferi Hamzaraj kishte gjithashtu disa llogari bankare në tre banka të ndryshme nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro të depozituara nga bashkëpunëtorët e djalit të saj.
Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Fierit ka kërkuar të gjykohen për “pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal, 62-vjeçarja Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj, Arsen Hamzaraj, 37 vjeç dhe Tani (Pullumb) Hamzaraj, 33 vjeç.
[b style="line-height: 1.3em;"]Pasuria[/b]
Prokuroria bën të ditur se , nëna me djemtë e saj, me paratë e përftuara prej veprimtarisë kriminale, kanë ngritur një karburant, një bar, një palestër dhe një lavazh në fshatin Cakran të Fierit.
Vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë. Po ashtu, rezulton se Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament në qytetin e Fierit në një shumë monetare prej 48.000 euro.
[b style="line-height: 1.3em;"]Hetimi[/b]
Prokuroria e Fierit bën të ditur se, “nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezulton se të pandehurit Arsen Hamzaraj, Pullumb (Tani Hamzaraj) dhe Teferi Hamzaraj janë familjarë të shtetasit Fatos Hamzaraj (i akuzuar në shtetin anglez për vepra penale të furnizimit të drogave të Klasit A dhe C), kanë kryer veprime aktive, që konsistojnë në investimin e lekëve që dihet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale në zhvendosjen e pronësisë së aktiviteteve tregtare, në blerje të pasurisë së paluajtshme apartament, në krijimin e depozitave rrjedhese apo me afat, duke mbuluar origjinën e këtyre produkteve.
Nga hetimi në lidhje me këtë procedim, rezulton se transfertat bankare me dërgues Fatos dhe Arsen Hamzaraj kanë si përfitues të pandehurën Teferi Hamzaraj dhe kjo e fundit ka kryer riciklimin e tyre në mënyra të ndryshme, si krijim të depozitave bankare, tërheqje të lekëve për blerje makine, mobilim shtëpie, dërgime të lekëve që dihet se rrjedhin nga nje krim nga Shqiperia në Itali.
Të gjitha këto transaksione, duke i vlerësuar në raport me personin që i ka kryer, janë të pajustifikuara ekonomikisht dhe si të tilla janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit Fatos Hamzaraj.
[b style="line-height: 1.3em;"]Trafikanti[/b]
Nga Agjencia e Krimeve të Rënda (SOCA) në Angli bëhet e ditur se shtetasi Fatos Hamzaraj është arrestuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe i janë sekuestruar sasi të mëdha heroine.
Fatos Hamzaraj, gjatë qëndrimit të tij në Angli vazhdimisht ka kryer vepra penale prej të cilave kanë rrjedhur produkte dhe janë dërguar apo sjellë prej tij në Shqiperi me qëllim investimin e tyre dhe futjen në qarkullimin legal prej familjarëve, nënës së tij dhe vëllezërve Arsen e Tani Hamzaraj.
Rezulton që transfertat bankare dhe investimi i kryer nga familjarët e tij janë kryer në kohë përpara dhe gjatë kohës që shtetasi Fatos Hamzaraj të arrestohej nga Anglia, për zotërim të drogave të klasit A dhe C dhe lidhen drejtpërdrejt me krijimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.
Fatos Hamzaraj ka kryer derdhje të lekëve në llogari të shtetasit Arsen Hamzaraj dhe Teferi Hamzaraj të cilët janë vëllai dhe nëna e tij e ndodhen në Shqipëri. Po ashtu nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Fatos Hamzaraj, një pjesë të lekëve e ka sjelle “Cash” në Shqipëri, vetë ose nëpërmjet shokëve të tij.
Similar topics
» Maqedonasit dominojnë tregtinë e drogës
» Fituan 2 milionë € nga trafiku i drogës, arrestohen
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
» Arrestohet bosi i drogës Naser Kelmendi, kërkohej nga SHBA-të
» Elbasan, pranga tri femrave, vodhën 40 fustane
» Fituan 2 milionë € nga trafiku i drogës, arrestohen
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
» Arrestohet bosi i drogës Naser Kelmendi, kërkohej nga SHBA-të
» Elbasan, pranga tri femrave, vodhën 40 fustane
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi