Arrestohet bosi i drogës Naser Kelmendi, kërkohej nga SHBA-të
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bosi i drogës Naser Kelmendi është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, bën të ditur Indeksonline.
Trafikanti Naser Kelmendin konsiderohet si njëri prej bosëve të drogës në Ballkan dhe Evropë.
55-vjeçari Naser Kelmendi është nga Kosovës, i lindur në Bosnjë –Hercegovinë dhe është bërë pjesë e listës së zezë të SHBA-ve për trafikim droge. Shtëpia e Bardhë e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova për trafikim droge. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, e ka njoftuar Kongresin se është sanksionuar Kelmendi nën aktin e Kingpinit, i zbatuar nga Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Jashtme (OFAC).
Kelmendi, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.
Naseri, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniki, dhe vëllai i tij Beçiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh.
/Shekulli Online/ përgatiti: E.L/

Similar topics
» Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës
» SHBA, arrestohet një shtetas saudit, gënjeu për tenxheren me presion
» SHBA, arrestohet një ish-profesor universitar, ka abuzuar seksualisht me djem të mitur
» Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo
» Arrestohet hajduti pikturave
» SHBA, arrestohet një shtetas saudit, gënjeu për tenxheren me presion
» SHBA, arrestohet një ish-profesor universitar, ka abuzuar seksualisht me djem të mitur
» Kosovarja Majlinda Kelmendi kampione e botës në xhudo
» Arrestohet hajduti pikturave
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi