AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës

Shko poshtë

Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës Empty Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Sep 04, 2013 7:54 pm


Viktima Plarent Cani, i skeduar nga drejtësia italiane, pjesë e bandës së trafikut nga Durrësi në Bari. Autori i vrasjes, i maskuar me kokore të zezë, i përpiktë në qitje






[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images12/10/durres vrasje.JPG]Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës Durres%20vrasje[/url]
Nga Durrësi
Mark Brunga / Anxhela Tato
- Plarent Cani, biznesmeni i ndërtimit nga Durrësi, nuk e ka mbaruar kafen kur e përshkruan plumbat, dje në mëngjes pranë plazhit te “Rrota e Kuqe”. Fundi i tij nuk ishte i papritur, pasi diheshin lidhjet që kishte me trafikun e drogës Autorët e ekzekutimit të biznesmenit Plarent Cani dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Sipas dëshmitarëve, dy autorët kanë mbërritur me një motor të zi dhe ishin veshur me të njëjtat rroba, xhakete të zeza, pantallona xhinse dhe kokore të zeza në kokë. Vetëm njëri prej tyre ka zbritur dhe i është afruar me shumë qetësi tavolinës, ku ishte ulur viktima. I ka drejtuar armen e llojit pistoletë dhe ka hapur zjarr, duke i marrë jetën me dy plumba në kokë. Ky është përshkrimi që dëshmitarët kanë treguar për policinë. Atentati mafioz i mori jetën biznesmenit të ndërtimit Plarent Cani, i cili si çdo mëngjes ishte ulur në kafen përballë objektit ku kishte nisur punimet firma e tij. Në shoqërinë e shoferit, me të cilin kishte një lidhje të afërt, biznesmeni po pinte kafen e mëngjesit. Ndërsa një person i maskuar ka hapur zjarr në drejtim të tij.
Ngjarja
Biznesmeni 40-vjeçar Plarent Cani, i cili kishte një firmë të fuqishme ndërtimi “Cani Konstruksion”, kishte dalë në mëngjes duke u përshëndetur me një banorët e pallatit, ndërsa katë zonës së njohur “Kali i Trojës” dhe Stacionit të Vjetër të Trenit kishte nisur punimet për një pallat të ri. Nën shoqërinë e shoferit ai ka parë ecurinë e punimeve dhe vetëm 7 m larg zonës së ndërtimit ka hyrë në një kafe. Një motoçikletë është futur me shpejtësi në rrugë dhe pasi ka përshkuar rreth 20 metër distancë ka ndalur përballë verandës së kafes. Një prej vrasësve ka zbritur nga motori në asfalt dhe është afruar drejt pjesës së jashtme të verandës së kafenesë duke qëlluar shënjestrën e atentatit. Qitjet kanë qenë të shpejta, të përpikta dhe biznesmeni ka rënë në dysheme. E gjithë skena e vrasjes dhe e largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes është realizuar në më pak se 4 minuta. Fillimisht 2 plumbat e parë kanë përshkruar gjoksin e viktimës dhe kur ai është neutralizuar autori i vrasjes ka bërë edhe një hap më afër objektivit të gjakosur duke e qëlluar edhe 2 herëtë tjera në kokë. Shoferi e ka marrë menjëherë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa banorët në afërsi kanë njoftuar policinë.
Hetimet
Dyshimet e para kanë qenë në lidhje me ndonjë konflikt për tokën, ku kishin nisur punimet për një pallat të ri. Por, ky variant ka rënë pas zbulimit të së shkuarës problematike të viktimës. Hetimet janë përqendruar tashmë në konfliktet personale të viktimës lidhur me trafikun e drogës. Plarent Cani është dënuar me 14 vjet burg në Itali, ndërsa dyshohet të jetë arrestuar në vitin 2001 për akuzën e trafikut të 100 kg heroinë nga Durrësi në Bari. Po kështu policia po heton në rrugë operative rreth konflikteve personale të viktimës para zgjedhjeve, pas sinjalizimeve se ka pasur disa konfrontime fizike me simpatizantë të forcave të ndryshme politike në periudhën e fushatës parazgjedhore. Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se plumbat kanë pasur afërsi në goditje. Dy plumbat që e kanë kapur në gjoks, po ashtu dhe dy plagët hyrëse në kokë kanë rezultuar afër e afër. Në gjoks distanca e goditjeve ka qenë rreth 4 cm larg njëra-tjetrës, pasi trupi i viktimës ka qenë në pozicion statik në tavolinë në momentin e goditjeve të marra. Ndërsa dy goditjet në kokë janë rreth 5 cm larg njëra-tjetrës dhe kjo nga vetë dinamika e marrjes së goditjeve në momentin e rënies së trupit drejt dyshemesë. Ai është qëlluar dy herë pas veshit të majtë. Plagët e marra nga viktima Cani, sipas mjekëve specialistë, kanëqenë të katërta tejpërshkuese.
 
RRËFIMI
Dëshmia e djalit të pronarit 
“Unë isha lart në shtëpi kur ndodhi ngjarja, dëgjova të shtënat. Në lokal ishte kamerieri i turnit, ndërsa babi është në Sarandë. Viktima ishte ulur jashtë bashkë me shoferin e tij kur ka ardhur një motor me shpejtësi. Njëri nga djemtë zbriti dhe iu drejtua viktimës, iu afrua shumë tavolinës dhe hapi zjarr. Kishte një armë pistoletë dhe mund të ketë qëlluar mbi 6 deri në 7 herë. Viktima mori plumba në kokë dhe në kraharor. Dy djemtë ishin veshur njësoj me kokore në kokë, me xhaketa të zeza dhe me pantallona xhinse. Kishin një motor të zi të fuqishëm. U larguan me shumë qetësi pas ngjarjes sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Menjëherë punëtorët e ngritën trupin e viktimës dhe e futën në makinë, e dërgoi në spital shoferi i vet me një makinë Audi, që i përkiste biznesmenit.
 
Plarent Cani anëtar i bandës së Artur Vaqos në Itali 
E kaluara e errët e Plarent Canit e lidh atë me një bandë të njohur në Itali për trafik lëndësh narkotike. Bëhet fjalë për bandën e Artur Vaqos, i cili në bashkëpunim me 8 persona të tjerë, arritën që të trafikonin 100 kg heroinë nga Durrës në Bari. Plarent Cani ka qenë një ndër anëtarët e kësaj bande dhe në vitin 2006 Gjykata e Tirenos e ka dënuar me 14 vjet heqje lirie. Në një prej medieve totale thuhej se gjykata kishte mundur të çonte në qeli anëtarët e klanit të fuqishëm ët trafikut të drogës. Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, droga fshihej në anët anësore të gomoneve me destinacion tregun e Pulias. Në dosjen e prokurorisë italiane rezulton që Plarent Cani të jetë dënuar me 14 vite burg në Itali nga gjykata në Tireno. Nëntë anëtarët e tjerë të bandës morën dënime nga 7 vite burg deri në 23. Gjykata italiane dënoi me 23 vite burg kreun e këtij grupi kriminal, Artur Vaqo nga Vlora. Të arrestuarit Kujtim Pajo dhe Alfred Katro, ishin dënuar me 16 vjet burg. 14 vjet burg ishin dhënë për Alfred Dajën. Për Faizal Qehajain gjykata dha dënimin prej 13 vitesh. 12 vite burg janë dhënë për Ilir Sukajn dhe 8 vite për Albana Katron. Ndërkaq për Rubin Mustafën dhe Ilir Brahën gjykata kishte dhënë dënimin me 7 vite burg. Artur Vaqo, Alfred Daja dhe Kujtim Pajo ishin akuzuar në 2006 nga antidroga e Barit, për krijim dhe drejtim të një organizate kriminale me qëllim trafikun e ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 persona. Mësohet se pas lirimit nga qelia Cani është kthyer në vendlindjen e tij në Durrës, ku ka nisur aktivitetin e ndërtimeve. Sipas banorëve të pallatit, viktima kishte ndërtuar një rrjet telekamerash rreth e qark banesës. Mësohet se vetë jetonte në hyrjen e dytë të pallatit 12-katësh, në afërsi të Ujësjellësit të qytetit. Ndërsa për të udhëtuar viktima lëvizte gjithmonë me automjete të blinduara. Kjo ngre dyshime se viktima i druhej një personi, nga i cili ruhej gjatë gjithë kohës. Nga ane policisë bëhet me dije se po verifikohet nëse viktima ka qenë ende i përfshirë në trafiqet e drogës. Ndërsa dyshohet se larja e hesapeve të drogës mund të jetë motivi kryesor i atentatit ndaj 40-vjeçarit.
♛Melody♛
♛Melody♛

Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës Coolte21

Shteti Shteti : Vritet bosi i drogës, ndërtonte pallate në Durrës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi