AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit

Shko poshtë

PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit Empty PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 9:21 pm

PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit BD0D630C-0C07-4209-A17F-5EEFB96DDCFA_w640_r1_s_cx16_cy0_cw70Partia Demokratike paraqiti kandidatët për deputetë të Tiranës gjatë një tubimi në sheshin nënë tereza, i cili shënoi edhe hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit të djathtë që po kërkon me këto zgjedhje një mandat të tretë për të qeverisur. Para mijëra përkrahësve entuziastë, kryeministri Sali Berisha tha se ky është koalicioni më i gjerë që kish njohur politika shqiptare dy dekadat e fundit, dhe se kandidatët e PD për kryeqytetin janë personalitete që do të çojnë përpara zhvillimin e vendit.

Zoti Berisha tha se PD dhe aleatët nuk po kërkojnë një mandat të ri për sukseset e mandatit të kaluar, por për të bërë realitet projektet e reja të zhvillimit, sepse qeverisja e djathtë dha prova se i realizon premtimet e saj. Ai theksoi se ndryshe nga opozita, qeveria është përpjekur të zhvillojë vendin dhe tregun e lirë, duke mbështetur nismat e lira dhe hapësirat që jep demokracia. Ai u shpreh i sigurtë për një fitore të të djathtëve në 23 qershor, sepse ata ofrojnë ecjen përpara me reforma dhe rritje ekonomike.

Po aq të sigurtë në fitore shprehen edhe kandidatët për deputetë të opozitës socialiste, pasi sipas tyre, qeveria ka dështuar e menaxhimin e ekonomisë, duke sjellë papunësi, dhe tani është çasti që e majta të vërë në provë idetë dhe planet e saj të zhvillimit. Kryetari i PS, Edi Rama, ka zhvilluar tubime në Vlorë, Shkodër, Durrës e në Berat, nga ku tha për shtypin se kandidatët e opozitës janë një ekip i mirë për fitoren e 23 qershorit.

Dy aleancat kryesore konkurrente e kanë nisur kështu fushatën jo vetëm 10 ditë para, por madje edhe 10 javë para afatit të parashikuar me ligj, duke mbuluar gjithë interesin e opinionit publik me fjalime dhe tubime në çdo cep të vendit, dhe duke ftuar qytetarët të votojnë pro forcave respektive njëlloj me premtime për zhvillim, investime, luftë ndaj varfërisë dhe ndaj korrupsionit. Kështu do të vazhdojë buja deri në ditën e zgjedhjeve, kur qytetarët do të zgjedhin një fitues, nëse nuk do të ketë përsëri kundërshtim të rezultateve nga humbësit, dhe një seri të re procesesh gjyqësore, siç ndodh zakonisht në Shqipëri pas proceseve zgjedhore.
/shqipmedia
♛Melody♛
♛Melody♛

PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit Coolte21

Shteti Shteti : PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi