Berisha dorëhiqet, "I humbëm zgjedhjet, dhe përgjegjësia bie mbi mua"
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Berisha dorëhiqet, "I humbëm zgjedhjet, dhe përgjegjësia bie mbi mua"
Berisha tha se programi i opozitës "për heqjen e 95% të taksave dhe shërbim shëndetësor falas, janë premtime që nuk mund t'i benim se bien ndesh me lirinë ekonomike."
"Sot jam para jush, për një mesazh pak të vonuar se kam dashur të respektoj numërimin e votave. Jam para jush jo për tëkomunikuar rezultatin e zgjedhjeve por për t'u njohur me njëvendimin tim." - deklaroi të mërkurën KM në ikje Sali Berisha, në daljen e tij të parë për mediat pas zgjedhjeve të23 qershorit 2013t, në seline e PDs.
KM në ikje Sali Berisha u shpreh se, "Ne i humbëm këto zgjedhje, dhe për këtë humbje përgjegjësia bie mbi mua, Sali Berishën. Duke marrë përgjegjesitë kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia të PDs, por të jem njëanëtar i saj dhe të punoj si një i juaji, me lidershipin e ri. Por ky nuk është fjalim lamtumire. Pasi këtë fjalim unë s'do të mund ta lexoja kurrë." - tha ai.
"Unë gjithnjë kam qenë i vendosur dhe i bindur plotësisht, se sovrani foli qartë. Une jam politikan, që besoj se sovrani ka gjithnje të drejtë. Ne patëm një program për [url=http://www.revistashtypi.al/search/node/Shqiperia vend i zhvilluar]Shqip[/url]ë[url=http://www.revistashtypi.al/search/node/Shqiperia vend i zhvilluar]rin[/url]ë[url=http://www.revistashtypi.al/search/node/Shqiperia vend i zhvilluar] nj[/url]ë[url=http://www.revistashtypi.al/search/node/Shqiperia vend i zhvilluar]vend i Zhvilluar[/url] .... por qytetarët votuan kundërshtarët tanë, për programin e shërbimit shëndetësor falas dhe heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve, por ne këto nuk mund t'i bënin se bien ndesh me lirinë ekonomike, megjithatë unë i uroj suksese kundërshtarit në premtimet e tij." - tha Berisha.
"Nuk janë arritjet tona për të cilat nuk na votuan," - shtoi Berisha, "se këto arritje janë një gjë e veçantë, por PD do tëdijë të lexojë vendimin e sovranit, ajo përvec trashëgimisë së saj ka në gjirin e saj potencialë njerëzore të pa-krahasueshme, dhe do të dijë me lidershipin e ri të shndërrohet dora-dorës në maxhorancë morale dhe pastaj më tëmadhen në vendin tonë."
"Në karrierën time për më shumë se dy dekada në çdo pozicion që kam patur kam ndjerë veten si shërbëtori juaj. Dhe e kam konsideruar privilegjin me të madh të jetës sime. Une do largohesha nga detyra në rast se kushtet shëndetesore do më mungonin. Por lavdi zotit kjo nuk ndodhi." - tha më tej ai.
"Alternanca është jetike për demokracinë. Duhet të vazhdojmë më të bashkuar se kurrë. Gjithë jetën time jam ndier i frymëzuar me partinë demokratike që pata fatin e madh të më lejonit drejtimin e saj për 22 vjet. Ne jemi dhe do jemi krenar sepse së bashku me kurajo dhe vendosmëri e krijuam si partinë e parë demokratike shqiptare. Jemi dhe do mbetemi krenar se bëmë realitet ëndrrën më të bukur të njeriut, lirinë e mendimit dhe shprehjes dhe të gjitha liritënjerëzorë, të cilat janë kryefjalë e axhendes sonë." - theksoi ne fjalimin e tij Berisha.
"Me lejoni tju shpreh mirenjohjen time ndaj mijera qytetareve shqiptare qe me shoqeruar nga Kushovica ne Tropoje me mikpritjen me fisnike dhe entuziaste qe kam pare ndonjehere."
"Perulem me nderimin me te madh para militanteve, anetareve te thjeshte te PDs, per sakrificen, mundin dhe djersen e tyre. Ata jane energjia e pashtershme e PDs dhe gjithe betejave te saj. Falenderoj kandidatet, shtabet e tyre elektorale dhe komisioneret. Falenderoj te gjithe ata qe na votuan."
"Realizuam levizjen e lire pa viza dhe re-komandimin per statusin kandidat. Ne jemi dhe do mbetemi krenar se ne hodhem themelet dhe konsoliduam sistemin demokratik, pronen private, dhe nxitem inisiaten e lire qe bene qe Shqiperia te rrise 11 here prodhimin e saj te brendshem."
"Ne pasi humbem pushtetit prej piramidave qendruam si opozite e pamposhtur dhe fituam mbi ata qe erdhen me dhune ne pushtet. Ne rikthimin tone ne vitin 2005, mungonin drita uje e rrogat e pensionet ishin te uleta e qesharake. Ne ishim burra dhe grate e guximit, beme rruge-drita-shkolla, ne ndertuam mbi 10 mije km rruge dhe ne besojme se shqiptaret duhet te kene rruge dhe infrastrukturen me moderne dhe premtojme se mandatin tjeter do te realizojme kete projekt. Ne mandatin e ri do te bejme shqiperine me infrastukteren me moderne ujore qe ekziston."
"Ne kemi bere gjithçka, kemi lobuar fuqishem dhe ne i them shqiptareve se TAP-i fitoi. Duke shprehur mirenjohjen me te thelle qeverise se azejbarxhanit theksoj per te gjithe shqiptaret se kjo eshte nje arritje e fuqishme e jona, qe zgjidh ne menyre perfundimtare problemin e energjise."
"Vitin e kaluar ne qeverisem ne 100 vjetorin e shtetit shqiptar, miqte tane nga te kater anet e planetit festuan ne menyren me te bukur. Ne konsoliduam shtetin ligjor, anetaresuam shqiperine ne NATO, hoqem vizat me BE, hapem rrugen per statusin e vendit kandidat, dhe nisem e tentuam liberalizimin e vizave me SHBAn."
"Së fundi," - theksoi KM në ikje Sali Berisha, "unë në përputhje me kushtetutën e vendit, do të vazhdoj të punojë me përkushtim të madh dhe në përputhje me statutin e PDs, do të punoj deri në shtator deri në zgjedhje të liderit të ri, i cili do të eci drejt fitores më të madhe të re me të afërt që ne na pret. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët." - përfundoi ai fjalimin e tij, në daljen e parë publike pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
(RevistaShtypi.al)
Similar topics
» Berisha: Zgjedhjet Janë Manipuluar. Hetimi, Vendimtar Për Stabilitetin E Vendit
» PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit
» Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve
» Kush mund t‘i fitojë zgjedhjet më 23 qershor
» (Fotot)Nga përgjegjësia në papjekuri:Fotot e reja "hot" të gazetares...
» PD & PS, secila e sigurt për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit
» Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve
» Kush mund t‘i fitojë zgjedhjet më 23 qershor
» (Fotot)Nga përgjegjësia në papjekuri:Fotot e reja "hot" të gazetares...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi