AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve

Shko poshtë

Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve Empty Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 8:04 pm

Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve Filologjiku
Zgjedhjet parlamentare shtyjnë provimet e studentëve.Të rinjtë do të kthehen në shtëpi. Shtyhet sezoni, nuk do të ketë testime deri më 26 qershor.
Studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe universiteteve të tjera në vend do të kenë një javë pushime me rastin e zgjedhjeve më datë 23 qershor. Kjo javë pushimi është vendosur nga rektoratet përkatëse, për t’u dhënë mundësi të gjithë studentëve të kthehen në vendet e lindjes, në zonat ku janë caktuar për të votuar. Tri ditë përpara dhe tri ditë pas zgjedhjeve sekretaritë e fakulteteve janë njoftuar për të mos parashikuar asnjë datë provimesh, ndërkohë që janë udhëzuar bashkë me to edhe strukturat e fakulteteve për të njoftuar të gjithë studentët për javën e pushimit. Bashkë me studentët e sistemit universitar nuk do të kenë provime në këto data edhe studentët e pasuniversitarëve apo ata të sistemit part-time. Të gjitha provimet do të shtyhen me të paktën një javë, deri në muajin korrik. Kjo për t’u dhënë mundësinë të gjithëve për të “shkundur” votën në zonën e përcaktuar dhe për të pasur edhe kohë përpara për të kontrolluar emrat apo për çdo procedurë tjetër të nevojshme para procesit të 23 qershorit. Një javë shtyrje provimesh për të gjithë studentët e universiteteve në vend do të sjellë data të reja të paktën deri në mes të muajit korrik.
Sakaq, një pjesë e mirë e studentëve të cilët janë shpërngulur në Tiranë dhe figurojnë të regjistruar në kryeqytet do të votojnë pranë zonës së banimit. Edhe vitet e kaluara universitetet kanë lënë disa ditë në dispozicion të procesit zgjedhor duke lënë hapësira për studentët, duke marrë parasysh udhëtimin, kohën që u duhet për të gjetur vendet në lista, njësinë e votimit dhe për t’u pajisur me të gjithë informacionin e nevojshëm.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e të rinjve që ndjekin studimet në universitetet në vend janë përfshirë edhe si pjesëmarrës në proceset teknike të procesit zgjedhor. Një pjesë prej tyre janë përfshirë në listat e vëzhguesve, në listat e anëtarëve të komisioneve, apo në listat e numëruesve të votave, duke u përfshirë dhe duke qenë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike.
Sakaq, edhe për këtë vit sezoni me pagesë i provimeve, një periudhë e ndërmjetme riprovimi për studentët e Universitetit të Tiranës ka mbetur pezull për shkak të mosmiratimit të tarifave për provime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Para se vendimi i sezonit të provimeve me pagesë të hyjë në fuqi, është kërkuar miratimi i çmimeve dysheme dhe tavan për provimet në fakultetet e universitetit më të madh në vend.
Dy vjet më parë, Universiteti i Tiranës miratoi rregulloren, e cila i mundëson studentit të drejtën të përsërisë të njëjtin provim deri në tri provime brenda një viti, ose katër për studentët që janë në vit të fundit. Kjo rregullore e re përcakton që përveç tri sezoneve tradicionale, mund të shtohen edhe dy sezone të tjera në prill dhe dhjetor me propozimin e këshillave studentorë, të cilat janë me pagesë.
“Studenti ka të drejtë të japë provim në tre sezone të rregullta: sezonin e verës, vjeshtës dhe dimrit. Në raste të veçanta, me kërkesë të Këshillit Studentor mund të hapen edhe dy sezone (dhjetor dhe prill), për të cilat ata u nënshtrohen tarifave për shërbimin e ofruar”, thuhet në rregulloren e miratuar të UT.
14.06.2013
Burimi: Gazeta Shqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve Coolte21

Shteti Shteti : Zgjedhjet Parlamentare Shtyjnë Provimet E Studentëve Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi