AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga diplomacia botërore dhe Kissingeri e deri te “Mandi i Nishtullës”

Shko poshtë

Nga diplomacia botërore dhe Kissingeri e deri te “Mandi i Nishtullës” Empty Nga diplomacia botërore dhe Kissingeri e deri te “Mandi i Nishtullës”

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 7:44 pm

Taulant Bytyqi
Jo rrallëherë u munduam që të shihnim ndryshime në jetën tonë, në konceptet tona. Ndryshime për zhvillim. Qasjet e reja zhvillimore në Kosovë janë shumë të largëta, për të mos thënë që janë të paarritshme. Kosova nuk pati kohë të zhvillohej ose më mirë thënë ata që e udhëheqin nuk gjetën kohë që ta zhvillonin Kosovën. Dhe, kur flitet për zhvillim, më së paku flitet për zhvillimin ekonomik. Ajo që mbeti e pazhvilluar është shoqëria jonë.

Shoqëria jonë ka harruar ta zhvillojë vetën, ka harruar arsimin, ka harruar refuzimin, rezistencën, estetikën dhe reagimin. Në vitin 1989 ne u bëmë simbol në të gjithë rajonin për rezistencën dhe refuzimin tonë kundër totalitarizmit. Filluan të vepronin intelektualë të hollë të kohës të cilët i dhanë një qasje të re rezistencës, në dimension të ri zhvillimit të shoqërisë dhe dolën ballë pushtetesh që ndrydhnin popullin.

Ajo që ishte më e bukura për tu parë në këtë rezistencë ishte estetika. U bë kundërshtimi i dhunës pa rënë në grackat e saj< u kundërshtua diktatura pa u bërë pjesë e saj dhe pa i përdorur mjetet e saj; dhe u mbrojt i shtypuri dhe e vërteta për të. Mesazhet për liri ishin mesazhe shumë kuptimplotë nga disa që duke qenë të lirë në rrugë, por të burgosur në mendime dëshironin me çdo kusht në çdo mënyrë duke sakrifikuar më të shtrenjtat e tyre të liroheshin nga ky burg mendimesh dhe të mendonin lirshëm.

Kosova mbeti prapa me raundet e saj të vazhdueshme e të lodhshme të bisedimit. Ndonëse shoqëria duhet të nxiste zhvillimin e gjithçkafit, shoqëria jonë zgjodhi heshtjen. Bisedimet e fundit që rezultuan me një marrëveshje shumë të dhimbshme për Kosovën japin pak shpresë për një ndryshim pozitiv në vendin ku jetojmë. Diplomati i mirënjohur dhe autori i shumë titujve akademikë Henry Kisinger, në një thënie të tij potencon: “Detyrë e politikanit është që ta marrë popullin e tij nga vendi ku është në një pozitë që nuk ka qenë më parë”. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk po ndodhë, për disa arsye: për shkak të klasës politike që në qëllimet e saj nuk është zhvillimi i vendit, për shkak të mos zhvillimit të mirëfilltë të shoqërisë sonë, për shkak të mosaktivizmit qytetar dhe ç’është më e rëndësishmja mjetet e refuzimit nuk janë të zgjedhura, dhe si pasojë nuk prodhojnë rezultatet e dëshiruara.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për aktivizëm qytetar, ka nevojë për rezistencë, ka nevojë për revoltë. Dhe të gjitha këto duhet të radikalizohen në limitet e së mundshmes. Kosova duhet të lirohet nga indiferentët, nga ata që as nuk nisin, as nuk i vazhdojnë dhe as nuk i përfundojnë proceset. Zhvillimet e fundit në Kosovë japin alarmin e domosdoshmërisë së ndryshimit së gjendjes aktuale, përmbysjen e këtyre elitave dhe rinisjen e jetës që qytetarët e këtij vendi gjithmonë e kanë shpresuar. Fjalët duhet të përkthehen në angazhim, refuzimi duhet të marrë kuptim dhe revolta duhet të vijë si pasojë e këtyre elementeve. Ngritja e vetëdijes sonë është e qenësishme në rrugën tonë të ndryshimit, është jetike.

Por çfarë po i ndodhë asaj shoqërie që bëri rezistencë estetike dhe refuzim në vitin 1989 dhe sot është e fundit në realizimin e objektivave të lirisë?

Po të marrim statistikat në youtube dhe portalet e tjera del se ndër më të kërkuarit është “Mandi i Nishtullës”, një këngëtar turbofolk që në statistikat e shikueshmërisë i lë të gjithë prapa. “Mandi i Nishtullës” është modeli kulturor që kanë zgjedhur shqiptarët për ta dëgjuar dhe për ta bërë pjesë të kulturës së tyre. E kanë implatuar në mendjen dhe shpirtin e tyre. Dhe ky pushtet (lexo: regjim) me të gjithë mekanizmat e tij që nga Universiteti Publik, RTK-ja dhe gazetat e shumta po e fusin këtë popull në një errësirë ku drita duket shumë e largët. Nuk duket fare.

Të refuzosh është kulturë rezistence. Është mospranim i një gjëje që të imponohet. Ose lirohesh nga represioni për të qenë i lirë përmes refuzimit, ose pajtohesh me skllavërinë tënde. Në këtë moment ku të paktë janë ata që guxojnë të rezistojnë, zgjedhin edhe modelin e çlirimit nga ky realitet i brishtë politik. Refuzimi edhe nëse është arma jonë e vetme, është ajo armë që nuk mund të na marrin dhe ne duhet ta përdorim pa pushim deri në arritjen e qëllimeve tona.

Ky vend udhëhiqet nga të mjerët! Dhe fatkeqësisht kjo është epoka e “Mandit të Nishtullës”.

/telegrafi.com
♛Melody♛
♛Melody♛

Nga diplomacia botërore dhe Kissingeri e deri te “Mandi i Nishtullës” Coolte21

Shteti Shteti : Nga diplomacia botërore dhe Kissingeri e deri te “Mandi i Nishtullës” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi