AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit

Shko poshtë

Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit Empty Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 6:50 pm

Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit 59100_22TIRANE-“Një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Sali Berishës” e quajti sot Gjykatën e Tiranës, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Reagimi erdhi pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, për ta gjobitur atë me 2 milionë lekë pas akuzave në adresë së vajzës së kreut të qeverisë, Argita Malltezi. Djali i kryeministrit Berisha kishte depozituar në gjykatë një padi për shpifje ndaj deputetit socialist.

“Pas një procesi gjyqësor tërësisht qesharak, ku gjyqtari prej ditës së parë u pozicionua qartë si një avokat i Shkëlzen Berishës, sot ky gjyqtar, Ridvan Hado, vendosi të vlerësojë se shqetësimet mendore të djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të shkaktuara nga akuzat e mia për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm kushtokan 2 milionë lekë”,- thuhet në deklaratën e Ballës.

Sipas Ballës, “gjyqtar i keqpërdorur në rastin e dënimeve qesharake për tragjedinë e Gërdecit, megjithëse i bindur në vërtetësinë e provave të paraqitura për pasurimin e paligjshëm të djalit të kryeministrit, la të kuptohej se kreu edhe këtë shërbim me qëllim marrjen në konsideratë të kërkesës së tij nga babai i Shkëlzenit për një vend të lakmuar në Gjykatën e Apelit apo të Lartë”.

Ridvan Hado, vijon Balla, i dha qartë provat e besnikërisë, tani pret gradimin nga babai i Shkëlzenit.

Pavarësisht nga ky vendim, Balla shprehet se nuk tërhiqet nga akuzat e bëra publike, duke theksuar se pas 23 qershorit me të ardhur në pushtet do ti zbardhin të gjitha të vërtetat e pasurimit të tyre të paligjshëm.

(d.b/BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit Coolte21

Shteti Shteti : Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi