“Mendësia tribale e kryeministrit”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
“Mendësia tribale e kryeministrit”
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Peqinin, Alfred Peza, i përgjigjet sulmit të kryeministrit Berisha, duke i kujtuar atij “hakmarrjen” politike që i bëri. Në ditarin e tij të përditshëm që publikon në Facebook, zyrtari socialist sqaron se ditën e nesërme të kandidimit të tij, bashkëshortja iu hoq nga kjo detyrë ndonëse kishte vite që ishte e punësuar në atë detyrë. Sipas tij, kryeministrit i ka djegur aq shumë kandidimi dhe fushata e tij elektorale në Peqin, saqë nuk po lë rast pa e përmendur.
“E ka bërë që në 3 shkurt të këtij viti, kur lashë gazetarinë për politikën. Dhe do të vazhdojë ta bëjë deri me 23 qershor. Sepse ka arsye për këtë. Në stilin e tij, këtë radhe, ishte mare me bashkëshorten time. Duke përmendur faktin se gjatë kohës që unë isha gazetar, ajo ka qenë drejtoreshë në një ministri edhe gjatë kohës së qeverisjes së tij. Por, duke harruar të thotë se të nesërmen e kandidimit tim për deputet me PS, e hoqi nga ajo detyrë. E para, kjo tregon mendësinë tribale që ka Kryeministri ynë, i cili qeverinë, shtetin dhe institucionet e këtij vendi, i konsideron pronën e tij private”, - deklaron Alfred Peza.
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Peqinin, nënvizon se përmes deklaratave, kryeministri i ka dhënë të drejtë, duke i treguar shqiptareve nëpërmjet tij, se jetojmë nën një regjim. “I cili bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, me çdo mjet. Kandidimi im i ka hequr mundësinë Saliut që të përsërisë edhe këtë radhë, rezultatin e 2009, kur mori 7 mandate deputetesh në qarkun e Elbasanit. E gjitha kjo, në saj të fitores së PD me rreth 1700 vota më shumë në rrethin e Peqinit. Dhe e fundit, sulmi i paprinciptë krejt personal, më bën të kuptoj se Kryeministri më ka futur shumë shpejt, në parcelën e vogël të pemëve me kokrra të opozitës, që janë gjithnjë në shënjestrën e gurëve të tij”, - i përgjigjet Peza deklaratave të Sali Berishës.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Similar topics
» Sjellja e çuditshme e kryeministrit në pritje
» PD-ja e “demoralizuar” nga humbja e thellë, pritet dorëheqja e kryeministrit Berisha
» Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit
» Qëllohet me gurë makina e Kryeministrit Berisha në Burrel, truprojat dhunojnë 52-vjeçarin
» PD-ja e “demoralizuar” nga humbja e thellë, pritet dorëheqja e kryeministrit Berisha
» Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit
» Qëllohet me gurë makina e Kryeministrit Berisha në Burrel, truprojat dhunojnë 52-vjeçarin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi