PD-ja e “demoralizuar” nga humbja e thellë, pritet dorëheqja e kryeministrit Berisha
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
PD-ja e “demoralizuar” nga humbja e thellë, pritet dorëheqja e kryeministrit Berisha
Fitorja e madhe e të majtëve duket se e ka “demoralizuar” kryeministrin, i cili ka vendosur të heshtë dhe të mos e komentojë humbjen. Ditën e sotme pritet që kryeministri Berisha të japë dorëheqjen.
Sipas disa burimeve brenda PD-së, Berisha pritet të deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqenie, Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Selia e Partisë Demokratike ka qenë dje në heshtje dhe i vetmi reagim për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit Mesila Doda në Facebook ku ajo shkruan: “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97?. Të dashur militantë, simpatizantë të PD….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! ,” përfundon mesazhi i Dodës në FB.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Similar topics
» Qëllohet me gurë makina e Kryeministrit Berisha në Burrel, truprojat dhunojnë 52-vjeçarin
» Humbja e kujtesës, proteina Arc luan rol kyç
» Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit
» Berisha, te dielen ne “Apartamentin 2XL”
» “Mendësia tribale e kryeministrit”
» Humbja e kujtesës, proteina Arc luan rol kyç
» Akuza fëmijëve të Berishës, gjobitet Balla: Gjykatësi, aneks i punëve të kryeministrit
» Berisha, te dielen ne “Apartamentin 2XL”
» “Mendësia tribale e kryeministrit”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi