AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor

Shko poshtë

Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor Empty Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Oct 16, 2013 9:42 pm


Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor Article-2460919-18C0448200000578-493_634x347

Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor Hillary-2-shot

Një polic anglez gati sa nuk ka shkaktuar një incident ndërkombëtar pasi gjobiti makinën e Hillari Klinton, e cila ndodhej në Britaninë e Madhe për t’u nderuar për diplomaci. 
Polici i trafikut ka injoruar ndërhyrjen e pesë rojeve të sigurisë të zemëruar nga ky veprim, të cilët i treguan dhe distinktivin.
Gjatë kësaj kohe Klinton ndodhej në Chatham House për të marrë çmimin për “kontribut mbresëlënës dhe domethënës në diplomacinë ndërkombëtare”, ndërsa në xhamin e makinës së saj ishte vendosur gjoba.
Rojet e sigurisë ishin strehuar aty pranë për të mos u lagur nga shiu dhe dolën për të protestuar në momentin që vërejtën policin pranë makinës Mercedez ngjyrë gri, policin e trafikut.
Pavarësisht ndërhyrjes së tyre, polici ka vazhduar i qetë punën e tij, duke plotësuar gjobën për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit.
Një zyrtar i pushtetit lokal ka thënë për “Daily Mail”, se pavarësisht se polici i trafikut është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret, ai po bënte vetëm detyrën. Ish-Sekretarja kishte parkuar për rreth 45 minuta pa paguar biletën e parkimit.
“Jam i sigurt se ajo do ta kuptojë se ne duhet të jemi të drejtë me të gjithë, pavarësisht statusit”, tha zyrtari.
Diplomatët amerikanë kryesojnë listën e gjobave në Britani, pasi në 10 vjet kanë marrë gjoba me vlerë 12 milionë dollarë raporton “Daily Mail”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor Coolte21

Shteti Shteti : Britani, Klinton gjobitet nga polici rrugor Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi