AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike

Shko poshtë

Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike Empty Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Nov 13, 2013 9:49 pm


Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike Jensen

Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë do të bëhet në bazë të marrëveshjes SHBA-Rusi. SHBA-të i kanë kërkuar Shqipërisë që ta ndihmojë në këtë proces, pasi jemi vendi i parë që kemi shkatërruar të gjithë stokun e armëve kimike prej vitit 2007.
Sipas rezolutës së OKB-së që u mbështet edhe nga Moska, stoku i armëve kimike të Presidentit Bashar al-Assad duhet të transferohet nga Siria para muajit janar 2014 dhe duhen shkatërruar para qershorit. Për këtë, Siria ka pranuar që të nënshkruajë Konventën e Armëve Kimike.
Refuzimi i Norvegjisë
Norvegjia, ishte vendi i parë të cili iu kërkua të shkatërronte armët kimike të Sirisë. Kjo thuhet në një shënim të OKB-së që ra në duart e televizionit norvegjez NRK. Dokumenti thotë se, vendet e mundshme për shkatërrimin e këtyre armëve ishin Belgjika, Norvegjia, dhe pse anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britani). 
Norvegjia e refuzoi një kërkesë të tillë të bërë nga OKB, duke iu referuar pengesave ligjore dhe mungesës së fabrikave të përshtatshme për shkatërrimin e armëve toksike.
Po Shqipëria?
Në vendin tonë ka një ligj “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që u ndryshua me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste. Neni 48, pika 1 i këtij ligji thotë: “Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”
Ky mund të jetë një argument ligjor edhe për Shqipërinë për të mos pranuar propozimin për shkatërrimin e armëve kimike në vendin tonë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike Coolte21

Shteti Shteti : Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi