AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare

Shko poshtë

Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare Empty Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 13, 2013 11:55 pm



Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare Kabashi-300x178

Elvis Kabashi është penduar për letrën dërguar FSHF-së në mars, me të cilën kërkonte që mos të thirrej më nga Kombëtarja. Mesfushori shqiptar i Juventusit thotë se është përlotur gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Norvegjisë dhe ka kërkuar që të rikthehet sërish në Kombëtare.
“Tani kuptoj pse më keni quajtur tradhtar”, shkruan Kabashi. Edhe unë, si çdo shqiptar, e ndjek, e shoh dhe e adhuroj kombëtaren shqiptare. Të gjithë mund të gabojnë dhe gabimi im më i madh ishte ajo letër drejtuar FSHF-së.
Jam përlotur para ndeshjes me Norvegjinë, kam qarë nga fjalët e komentatorit, jam drithëruar nga ajo tifozeri e mrekullueshme dhe atë ditë kam marr një vendim shumë të rëndësishëm. Kam vendosur të rikthehem në kombëtaren shqiptare dhe ju lutem më bëni një vend aty pranë jush e më mbështesni, ashtu si kombëtaren. Mos më quani më tradhtar, sepse më vret shumë ajo fjalë”, ka shkruar Kabashi në faqen e vet zyrtare në Facebook.
Tashmë shihet nëse FSHF do të pranojë pendesën e tij dhe do ta grumbullojë sërish, duke qenë se ajo ka miratuar një vendim, sipas të cilit, askush nuk do të grumbullohet më me Kombëtaren, nëse e refuzon një herë atë.
Por, duke parë moshën e re të Kabashit dhe vlerat e tij, FSHF ndoshta duhet ta mendojë mirë vendimin që ka marrë, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist me potencial të madh, i cili është titullar tek të rinjtë e Juventusit, një prej ekipeve më të forta në Europë./b.l
 
 
♛Melody♛
♛Melody♛

Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare Coolte21

Shteti Shteti : Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi