Shqipëria, 1 ndër 3 vendet që ka asgjësuar armët kimike
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Shqipëria, 1 ndër 3 vendet që ka asgjësuar armët kimike
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike: Shqipëria dhe India, të vetmet që i kanë shkatërruar plotësisht
Shqipëria duket se i ka dhënë një shembull mjaft të mirë botës në shkatërrimin e armëve kimike. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila fitoi edhe Çmimin Nobel për paqe për vitin 2013, ka publikuar një raport që tregon se Shqipëria, India dhe Koreja e Jugut janë të vetmet vende në botë që kanë shkatërruar, apo asgjësuar armët kimike.
“Nga 7 vendet që kanë mbështetur këtë iniciativë, Shqipëria, India, Libia, Rusia Iraku, Koreja e Jugut dhe SHBA-të, të cilat kanë firmosur të parat traktatin për shkatërrimin e armëve kimike, vetëm dy prej tyre i kanë asgjësuar plotësisht ato. Shqipëria dhe India janë të vetmet vende që kanë asgjësuar plotësisht armët kimike, ndërsa Koreja e Jugut është drejt fundit të këtij procesi”, shkruan OPCW. Sipas kësaj organizate, në botë ka ende 15 mijë tonë armë kimike.
Gjithsesi, sipas raporteve, deri më tani janë shkatërruar 78 % të armëve kimike që kishte globi përpara nënshkrimit të traktatit, pra rreth 54 mijë tonë që nga viti 1992. Sipas këtij traktati, të gjitha vendet që e nënshkruajnë atë, duhet të bien dakord që t’i shkatërrojnë këto armë polotësisht.
Deri më tani, ka ende disa vende që nuk e kanë nënshkruar traktatin dhe që kanë armë kimike. Angola, Egjipti, Koreja e Veriut dhe Sudani janë mes vendeve që nuk e kanë nënshkruar traktatin, ndërsa Siria është shteti i fundit që ka nënshkruar dhe ratifikuar këtë traktat, duke nisur punën për shkatërrimin e tyre. Ndërsa Birmania me Izraelin e kanë nënshkruar traktatin, por nuk e kanë ratifikuar ende në parlament.
/Shekulli Online/E.D./
Similar topics
» Armët kimike, Walker: Është përzgjedhur Shqipëria, detajet të premten
» Shqipëria, Ndër Vendet Më Raciste Të Botës
» Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike
» Pse pranoi Shqipëria që të bëhet pjesë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë?
» Armet Amerikane ne duart e hackerave Kineze
» Shqipëria, Ndër Vendet Më Raciste Të Botës
» Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike
» Pse pranoi Shqipëria që të bëhet pjesë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë?
» Armet Amerikane ne duart e hackerave Kineze
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi