Armet Amerikane ne duart e hackerave Kineze
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Armet Amerikane ne duart e hackerave Kineze
Hackerat kinezë arritën të depërtonin sistemin e sigurisë së Pentagonit dhe të përvetësonin disa dhjetëra skica të armëve të sofistikuara të SHBA-ve, lajmëroi mbrëmjen e së martës “Washington Post”.
Skica dhe detaje të ndërtimit të avionëve ushtarakë, luftanijeve e sistemeve mbrojtëse raketore ishin midis dokumentave të kompromentuar.
Detaje të funksionimit të sistemit mbrojtës “Patriot”, anti-raketa “Thaad”, raketa balistike e marinës “Aegis”, gjuajtësit “F-18”, “F-35” “V-22”, helikopteri “Black Haëk” dhe disa modele luftanijesh janë midis informacioneve të vjedhura, të paktën sipas të përditshmes amerikane.
Ky lajm mësohet pasi Bordi i Mbrojtjes Kombëtare pranoi në një raport të publikuar në muajin janar se vendi ishte i pambrojtur ndaj një sulmi kibernetik në shkallë të gjerë.
Më parë gjatë ditës, hackerat kinezë u vendosën në qendër të vëmendjes mediatike pasi Australia i akuzoi për vjedhjen e katër projektskicave të ndërtimit të godinës së re të shërbimeve sekrete./balkani.net
Similar topics
» Ja veprimi i mashkullit, që e bën femrën të bjerë në duart e tij
» Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike
» Një në katër amerikanë besojnë tek UFO-t
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
» Nis mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane
» Argumenti kundër i Norvegjisë për armët kimike
» Një në katër amerikanë besojnë tek UFO-t
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
» Nis mbyllja e pjesshme e Qeverisë amerikane
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi