Gruaja e Ekrem Vlorës, e besuara e Fashos Shqiptare
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images15/Foto 38.jpg]
[/url]
Andrea Di Nicola
Martesa e Zogut me konteshën hungareze Geraldine Apponyi, e kishin shqetësuar, madje inatosur Italinë për ndikimin filogjerman që mbretëresha e re do të mund të ushtronte në Familjen Mbretërore Shqiptare. Por dhe kuadri ndërkombëtar u rëndua shumë disa muaj më pas (shtator 1938), kur Hitleri hoqi sudetët në Çekosllavaki dhe kur më 5 shkurt 1939 ra qeveria jugosllave filoitaliane e Milan Stojadinoviç-it. Roma në këtë pikë u gjend përballë nevojës për të përballuar zgjerimin e ndikimit gjerman në Ballkan, për këtë Mussolini e kërcënoi Zogun me pushtim të Shqipërisë nëse Mbreti nuk do të rinovonte marrëveshjet me Italinë, që po arrinin në skadencë. Mbreti shqiptar u përgjigj duke mobilizuar ushtrinë dhe gjeste të tjera luftarake kundër Italisë, të cilat bënë të riktheheshin në atdhe bashkëqytetarët tanë dhe trupat italiane të zbarkonin në Shqipëri natën ndërmjet 6 dhe 7 prillit. “Lufta” qe e shkurtër dhe pa humbje. Po atë ditë, më 7 prill, Zogu u largua për Greqi, pasi liroi e armatosi kriminelët ordinerë të Tiranës. Më 12 prill, Asambleja Kushtetuese e thirrur nga Komiteti Administrativ Provizor nën drejtimin e regjentit Xhafer Ypi abrogoi Kushtetutën e vitit 1928, shpalli rënien e Zogut dhe i ofroi kurorën e vendit në bashkim personal Viktor Emanueli-t (Vittorio Emanuele) të III të Savojës, Mbret i Italisë e Perandor i Etiopisë. Për të drejtuar këshillin e ri të ministrave u thirr Shefqet Verlaci, përfaqësues i moderuar e i shquar i fisnikërisë shqiptare. Më 23 prill, pak ditë pas Bashkimit që i dha një impuls mbresëlënës angazhimit të pafund italian në modernizimin e vendit të shqipeve (fakt ky përgjithësisht i njohur), nën drejtimin e Starace-s themelohet në Tiranë Partia Fashiste Shqiptare (PFSH). Më 2 korrik Mëkëmbësi i Mbretit Jacomoni shpalli statutin. Ka qenë vetë Starace që solli në Shqipëri tekstin e dokumentit të partisë së re, në organizimin e së cilës u thirrën shumë bashkëkombës tanë për të bashkëpunuar. Ndër të parët dhe sigurisht ndër kryesorët që qeveria italiane dërgoi në Shqipëri qenë Pasquale Lugini dhe Piero Parini; njëri si inspektor kombëtar i Partisë Nacional Fashiste Italiane (PNF) pranë PFSH dhe i dyti, si këshilltar i kërkuar nga Ciano pranë kryeministrit Verlaci. Roli i inspektorit ishte i përcaktuar qartë në nenin e parë të statutit; Partia Fashiste Shqiptare ishte një milici nën urdhrat e drejtpërdrejta të Duçes, i cili i dërgonte urdhrat e tij nëpërmjet sekretarit kombëtar të Partisë Nacional Fashiste, përfaqësuar në territorin shqiptar nga një inspektor kombëtar. Për këtë mision të parë të ish- federalit të Rietit në atdheun e Skënderbeut kemi pak dëshmi. Nëpërmjet një albumi të çmuar fotografik dhënë atij nga fashistët e këtij qyteti, më 28.10.’42, dimë në fakt vetëm për vizitën e inspektimit të tij në qytetin e Shkodrës në datat 4-5 korrik ‘39. Më 31 gusht 1939 Lugini emëro- het zv/president i Kryqit të Kuq Shqiptar, por që aktivitetin e ndjek kryesisht nga Italia, deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij. Emërimi në majën e drejtimit të institucionit të bamirësisë e detyroi të lerë detyrën e inspektorit të PNF në Shqipëri, në të cilën u zëvendësua në fillim nga Giro, pak i pëlqyer nga Ciano për afërsinë me elementët radikalë dhe pastaj nga mikun Parini që i dha jetë të përditshmes “Tomorri” nga emri i një mali të quajtur i shenjtë nga shqiptarët, që i dha impuls të fortë aktivitetit të propagandës radiofonike të filluar nga Lugini. Në këtë pikë është e nevojshme që t’i hedhim një shikim pak a shumë të përgjithshëm organizimit të PFSH në të cilën më vonë Lugini arrin të bëhet anëtar me të drejtat e drejtorit të përgjithshëm. Në krye të fashizmit shqiptar ishte vendosur që nga fillimi i moderuari Tefik Selim Mborja, një ish-diplomat mik i Galeazzo Ciano (kishte qenë për një kohë të gjatë ministër i Shqipërisë në Itali, në kohën e mbretit Zog) dhe që prej pak kohësh ishte Prefekt i Provincës së Korçës. Nën drejtimin e tij dhe për arsye të ndryshme, pjesërisht dhe nën drejtimin e atyre që e kanë zëvendësuar atë (Tefik Mborjen) - nga 1941 deri në ‘42 Jup Kazazi dhe nga 1942-1943 Kol Bib Mirakaj - PFSH u transformua, tregon Mëkëmbësi i Përgjithshëm i Shqipërisë Jacomoni, dhëndër i Ugo Cavallero, “në zyrë për mbrojtje sociale dhe punësim të klasës punëtore, të passhkollës dhe paspunës, në një organizëm mbi të gjitha asistencial, që megjithatë nuk ishte i imunizuar nga aspekti propagandistik”. Ishte kjo ana tjetër, sepse të njëjtin transformim kishte pësuar pak nga pak vetë PNF në Itali. Inspektimi jo zyrtar i realizuar në mars 1941 me kërkesë të Parinit në federatat fashiste shqiptare nga Celestino Bagnini (ardhur nga Italia për të hetuar mbi zhdukjen e pakove malore të dërguara për ushtarët nga federatat italiane) konfirmon transformimin e padëshiruar, por të pranuar nga Jacomoni - i detyruar nga gjendja e luftës - për detyra të reja sociale nga ana e PFSH si p.sh; administrimin e shpërndarjes së sendeve të nevojshme e të vendeve të riaftësimit në mbështetje të frontit, e që mundëson njohjen e situatës organizative të PFSH pak përpara emërimit të dytë të Luginit si inspektor i PNF. Prej kësaj del qartë pozicioni i kontrollit dhe i adresimit ushtruar nga elementët italianë. Përveç kësaj, duket qartë se PFSH me bashkëngjitjen e elementëve të rinj e të përgatitur po përtërinte entuziazmin dhe impenjimin.
Marrëveshjet paraprake
Pushtimi Italian i Shqipërisë përfaqëson kulmin e një dhjetëvjeçari të karakterizuar nga ngecje dhe keqkuptime ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut. Raportet ndërmjet Romës dhe Tiranës nuk ishin më të përzemërta që nga fillimi i viteve ‘30. Në fakt, kur në vitin 1931 arriti në skadencë pakti i miqësisë dhe sigurisë i nënshkruar më 27 nëntor 1926, Italia tentoi të lehtësojë rinovimin, duke fiksuar një borxh dhjetëvjeçar prej 10 milionë franga ari - pa interes dhe pa skadencë - në favor të shqiptarëve, për të mbuluar deficitin shtetëror, si dhe për të përballuar vështirësitë financiare. Megjithatë, Mbreti Zog nuk e rinovoi marrëveshjen dhe Italia, pas dhënies së 2 kësteve të para, e ndërpreu ndihmën e premtuar. Sovrani u përgjigj fillimisht duke pushuar këshilltarët italianë, ushtarakë e civilë, e më pas, në vitin 1933, duke mbyllur shkollat private të huaja; praktikisht ato katolike të subvencionuara nga Italia sipas një marrëveshje të arritur nga Propaganda Fide (Kongregacioni i shenjtë për propagandimin e fesë, themeluar në 1622 nga Papa Gregorio XV), që ish bazuar në marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara me Austrinë, për mbrojtjen e minorancës katolike. Për meritë të ambasadorit të ri në Tiranë, Mario Indelli dhe ministrit të Ekonomisë Kombëtare Shqiptare, Dhimitër Berati, më 12 maj 1936 u arrit në nënshkrimin e 12 marrëveshjeve me kushte të reja financiare, politike e tregtare ndërmjet dy shteteve, të cilat u pasuan një vit më pas, nga 28 prilli deri më 1 maj, nga vizita zyrtare e ministrit tonë të Jashtëm, Galeazzo Ciano. Marrëveshjet parashikonin jo vetëm projektim e ndërtim të veprave publike në Shqipëri (së pari, bonifikime e infrastrukturë), por dhe praninë e personelit të specializuar e të aftë të reformojë, zhdërvjelltësojë dhe riorganizojë të gjithë sistemin e vjetruar administrativ të mbretërisë së Zogut. Për këtë në verën e vitit 1937 arritën në Tiranë Giovani Giro, drejtues Kombëtar i Dopolavoro, për të strukturuar një organizëm të ngjashëm me atë italian; Vespuccio Ciucci për problemet ekonomike e financiare, që u vendos pranë Bankës Bujqësore Shqiptare dhe reatini Sestilio Montanelli, babai i Indro-s, që shumë shpejt, vetëm në pak muaj përpunoi dy projektligje; i pari për të reformuar shkollën e mesme dhe i dyti, për të riorganizuar Ministrinë e Arsimit. Por në prill të vitit 1938 Parlamenti i Tiranës miratoi vetëm projektin e dytë. Në këtë periudhë rifillon sërish kriza ndërmjet Romës dhe Tiranës, shkaktuar nga një seri shkaqesh të brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar, duke filluar që nga brishtësia e regjimit zogist dhe shfaqja e Gjermanisë Hitleriane në skenë e Gadishullit Ballkanik.
Organizimi i fashos në rrethe
Federatat ishin dhjetë; Gjirokastra, Berati, Korça, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Peshkopia, Shkodra, Tirana, dhe Vlora. Pranë Drejtorisë Qendrore të PFSH u ndërtua dhe një federatë e fashistëve italianë me në krye një sekretar federal të PNF (i përkujtuari Cingolini), prej së cilës vareshin dhjetë fashot e ngritura në kryeqendrat e provincave të përmendura më lart. Funksioni i sekretarit të këtyre seksioneve italiane ushtrohej nga inspektorët federalë të zonave. E besuara kombëtare e Fashove Femërore Shqiptare, gjithnjë në pranverën e vitit 1941, ishte Hadie Vlora (gruaja – siç e dimë – e Ekrem bej Vlora), e asistuar nga një e besuar e Fashove Femërore Italiane në dispozicion, Lina Pizzanelli. Kolegji i revizorëve i ndërtuar pranë Drejtorisë Qendrore ishte i përbërë krejt nga italianë; Alfredo Fujani, Etore Melis dhe Piero Montuori. I njëjti burim Bagnini, na mundëson të njohim organikogramat e sakta të çdo federate të PFSH. Humbja te fqinjët e Italisë e pjesës më të madhe të dokumentacionit fashist shqiptar i bën akoma më të çmuara këto informacione të hollësishme. Federata e Beratit. Prefekt; Auni Koka. Sekretar federal; Dilaver Tartari. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Carlo Castiglia. E besuara e fashos femërore italiane; Anna Malisano. E besuara e fashos femërore shqiptare; Leide Leskovica. Komandant provincial i GLA; Giseppe Urzi. Komandant provincial i Repartit Femëror; Dhimitra Maliqi. Sekretar provincial i Veprave Dopolavoro Shqiptare; pa plotësuar. Kolegji i revizorëve në ndërtim e sipër. Federata e Durrësit. Prefekt (Regjent); Jup Kazazi. Sekretar Federal; Jup Kazazi. Inspektori i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Luigi Zanoni. E besuara e grave fashiste italiane; Maria Carla Danovaro. E besuara e grave fashiste shqiptare; Jofi Juba. Komandant i GLA; Francesco Vigliano. Komandante e repartit femëror; Bruna Minardi. Sekretar provincial i ODA; Francesco Salvo. Kolegji i revizorëve; Carlo Ferrara, Llazar Tuni dhe Sandro Bressan. Federata e Elbasanit. Prefekt; Ahmet Hastopalli. Sekretar federal; Alush Leshanaku. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Severino Ricottini. E besuara e fashove femërore italiane; Caterina Gariboldi. E besuara e fashove femërore shqiptare; Semiramis Verlaci. Komandant i GLA; Genaro Benzi. Komandante e repartit femëror; Efterpi Shuteriqi. Sekretar Provincial i ODA; Araldo Martelletti. Kolegji i revizorëve; Melmat Tofi, Umberto Benzi dhe Shefqet Stringa. Federata e Peshkopisë. Prefekt; Qazim Mulleti. Sekretar Federal; Tahir Zajmi. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Lamberto Lippi. E besuara e fashove femërore italiane; e pa plotësuar. E besuara e fashove femërore shqiptare; Zhala Oraniza. Komandant i GLA; Giuseppe Fantusati. Komandante e repartit femëror; Adele Biagi Lippi. Sekretar i ODA; vakant. Kolegji i revizorëve; në ndërtim. Federata e Shkodrës. Prefekt; Riza Drini. Sekretar federal; Yshref Frashëri. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Angelo Righini. E besuara e fashove femërore italiane; Giuseppina Giudici. E besuara e fashove femërore shqiptare; Habibe Bekteshi. Komandant provincial i GLA; Donato Cipriani. Komandante e repartit femëror; Fausta Barbarini. Sekretar i ODA; Oreste Crespi. Kolegji i revizorëve në ndërtim. Federata e Tiranës. Prefekt; Zenel Prodani. Sekretar federal; Nuri Dino. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Gianni Scotti. E besuara e fashove femërore italiane; Maria Avanzini. E besuara e fashove femërore shqiptare; Dita Jakova. Komandant i GLA; Carlo Romano. Komandante e repartit femëror; Antonina Cascino. Sekretar i ODA; Salvatore Emmanuele. Kolegji i revizorëve; Enrico Lombardi, Francesco Eulisse, Alessandro Botta.

Similar topics
» Historia e Vlores..!!
» Qyteti turistik i Vlores
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .
» Qyteti turistik i Vlores
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi