AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .

Shko poshtë

Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” . Empty Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” .

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 24, 2013 6:26 pm

Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” . Shuhet
Mediat e quajtën gruaja e 10 presidentëve, nga John Kennedy e deri te Barack Obama. Helen Thomas do të kujtohet si gazetarja legjendare e Shtëpisë së Bardhë, e cila, përgjatë gati 5 dekadash, qëndroi përballë 10 shefave të Shtëpisë së Bardhë.

92-vjeçarja ndërroi jetë, pas një sëmundjeje të gjatë. Për 49 vjet, Thomas punoi për “United Press International” dhe më pas si editorialiste e gazetës “Hearst”.

Ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë ishin pasioni i saj, që prej kohës kur nisi të interesohej për figurën e Jacqueline Kennedy Onassis. Ishte e vetmja gazetare, që kishte një karrige me emrin e saj, në sallën e konferencave për shtyp të presidentit.

Nga kolegët kujtohet për pyetjet e sakta, që u drejtonte presidentëve në detyrë. E lindur në Detroit, nga një familje emigrantësh libanezë, ishte dhe gruaja e parë, anëtare e “National Press Club”, e shoqatës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, dhe e para grua anëtare e klubit “Gridiron”, shoqata më prestigjioze e gazetarëve të Washington DC.

Thomas shkroi disa libra. Ajo u tërhoq në qershor të 2010-s, pas disa komenteve për konfliktin izraelito-palestinez, që ndezën kritika të ashpra kundër saj, madje e detyruan të braktisë editorialet e Herst.

Më pas kërkoi ndjesë, duke thënë se ajo që kishte thënë nuk reflektonte besimin e saj për atë që duhet të ishte, paqja në Lindjen e Mesme.



24.07.2013

Burimi: Ikub
♛Melody♛
♛Melody♛

Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” . Coolte21

Shteti Shteti : Shuhet “gruaja e 10 presidentëve” . Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi