Fotografitë e Ismail Qemalit në Beograd
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Fotografi
Faqja 1 e 1
Fotografitë e Ismail Qemalit në Beograd
Fotografitë e Marubit për Ismail Qemalin dhe kryengritësit shqiptarë janë ekspozuar në Muzeun e Historisë në Beograd, në kuadër të ekspozitës “Duke imagjinuar Ballkanin”. Përmes fotove të ekspozitës tregohet jeta në vende të ndryshme si kafene dhe mjedise të tjera publike trajtuar përmes figurave historike dhe deri te jeta kulturore dhe dasmat në të gjitha shtetet.
Ekspozita përpiqet të tregojë ngjashmëritë dhe perceptimin që ka pasur në shekullin e 19-të dhe fillim të shekullit 20-të mes popujve të Ballkanit. Katerina Mitrovic, një prej kuratoreve thotë se: "Është hera e parë që një muze kombëtar arrin që të ftojnë njëri-tjetrin në paraqitjen e historisë së tyre. Kjo ekspozitë tregon se mund të hapen shumë tema dhe se ato që janë mund të thellohen edhe më tej”.
Sipas saj, ngjashmëritë janë të mëdha, por ndodh që ato nuk janë paraqitur aq shumë. “Kultura bashkëkohore është gjë tjetër, pasi është e ndryshueshme dhe në të mund të ndikohet. Nuk është aq e ngurtë sa e kaluara”, thotë Mitrovic. Ekspozita është organizuar përmes UNESCO-s dhe do të lëvizë nëpër shtete të ndryshme.
Similar topics
» Nermin Vlora, amanetet që u la mbesa e Ismail Qemalit emigrantëve
» Fotografitë e nxehta, Françeska e “BB5” (Foto)
» “Stop” plehrave, Ismail Qemali në vend të Nishanit
» Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës
» Fotografitë e nxehta, Françeska e “BB5” (Foto)
» “Stop” plehrave, Ismail Qemali në vend të Nishanit
» Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare :: Fotografi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi