AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës

Shko poshtë

Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës Empty Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 22, 2013 9:16 pm

Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës Florija-pas-semundjes-300x225
Florije Peci gjatë rehabilitimit në Austri

Florije Peci thyen heshtjen pas lindjes së vajzës, duke publikuar fotografitë e para të së bijës.

Jo vetëm studentja 22- vjeçare e mbijetuar nga aksidenti i Himarës që mbeti shtatzënë në kohën kur po kurohej në Austri, por as familjarët e saj nuk kanë pranuar të kenë kontakt me mediat që prej lindjes më 4 qershor. Por, ndërsa e vogla me emrin Gadiela ka mbushur 3 muaj e gjysmë, në rrjetet sociale është hedhur fotoja e vajzës, i ati i së cilës nuk është zbuluar ende. Ka qenë tezja e Gadielës, motra e vetme e Florijes, e cila ka publikuar për miqtë e saj dhe të afërmit vogëlushen. Siç duket dhe nga fotografia, ashtu si dhe në lindje, vajza gëzon shëndet të plotë. Për shkak të gjendjes shëndetësore të 22-vjeçares, e cila vuan ende problemet pas aksidentit ku humbën jetën 11 shoqe të saj, familja Peci nuk donte që ajo  ta mbante fëmijën. Ata, si dhe opinioni publik, u tronditën kur mësuan në janar të këtij viti se gjatë kohës kur Florija kurohej në Austri dhe ishte në gjendje kome është përdhunuar dhe më pas lënë shtatzënë. Ky fakt u mësua vetëm kur Florija pati probleme shëndetësore dhe në pamundësi për të treguar se çfarë kishte ngjarë, lajmin e
Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës Erida-dhe-gadiela-peci-224x300
Motra e Florije Pecit me mbesën, Gadiela

shtatzënisë ua bëri të njohur mjeku. Duke u nisur nga gjendja fizike dhe mendore u kërkua nga familjarët e Florijes që ajo të abortonte, por kjo nuk u lejua nga mjekët për shkak se mund të rrezikohej jeta e vetë nënës. Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, Florija u ndoq nga mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” deri në lindjen e fëmijës më 4 qershor. Në ato momente u vendos që vajza do të rritet pranë familjes Peci dhe nuk do të pranohej dërgimi i saj në jetimore. Që nga ajo ditë, Florija nuk është kthyer më në fshatin e lindjes, në Katjel të Librazhdit, por jeton në Tiranë te të afërmit e saj bashkë me vajzën Gadiela. Emri Gadiela është me origjinë hebreje dhe përkthehet “Zoti është lumturia ime”. Florije Peci ishte një prej studenteve të Elbasanit, të cilat mbijetuan në aksidentin fatal të 21 majit të shkuar, kur autobusi i tyre përfundoi në greminë, pranë Himarës. Për shkak të gjendjes së rëndë, bashkë me Eriselda Guberen, Florija u dërgua për kurim të specializuar në Austri. Ndërsa Guberja u shërua dhe u kthye në atdhe, Florije qëndroi për një kohë të gjatë në koma, për t’u kthyer në Shqipërie pas një kohe të gjatë rehabilitimi. Familjarët e saj kërkojnë me ngulm zbardhjen e autorit që përdhunoi dhe la shtatzënë vajzën e tyre, në kohën kur ajo ishte e papërgjegjshme. Hetimet po zhvillohen në Austri, ku po kryhen verifikimet e ADN-së.
♛Melody♛
♛Melody♛

Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës Coolte21

Shteti Shteti : Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi