“Stop” plehrave, Ismail Qemali në vend të Nishanit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
“Stop” plehrave, Ismail Qemali në vend të Nishanit
Rama mban mbledhjen e parë të qeverisë. Kodi etik, ndalimi i importit të plehrave dhe fotoja e Ismail Qemalit në çdo institucion, vendime të paralajmëruara para zgjedhjeve
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images13/ramj qem.JPG][/url]
Suela Topi
-Kodi Etik për Këshillin e Ministrave, ndalimi i importit të plehrave dhe zëvendësimi i fotografisë së Presidentit me atë të Ismalil Qemalit në çdo institucion janë tre vendimet e para të marra nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kabineti qeveritar nën drejtimin e Kryeministri Edi Rama u mblodh mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas betimin në selinë e Presidencës. Mbledhja e parë e zhvilluar me dyer të mbyllura zgjati rreth 30 minuta. Me zyrtarizimin e kabinetit të ri ndryshoi dhe faqja e re në internet e Kryeministrisë.
3 vendimet e para
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje mbledhjen e parë të Qeverisë në selinë kryeministrore. Në sallën e rimodeluar tërësisht Rama mblodhi me dyer të mbyllura për rreth 30 minuta, 21 ministrat ndërkohë që nuk mungonte as shefja e kabinetit, Vali Bizhga dhe pjesë e stafit të ngushtë të tij. “Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime: 1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit; 2. Miratimin e Kodit Etik Ministror; 3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë’, - thuhej në publikimin zyrtar menjëherë pas mbledhjes. Ndërkohë që ashtu siç ka bërë të ditur dhe “Shekulli” pak ditë më parë, mësohet se Kodi Etik përcakton mënyrën e re të komunikimit të çdo dikasteri ministror me median. Drejtoria e ngritur pranë Këshillit të Ministrave do të koordinojë punën për të evituar çdo kontradiktë deklaratash mes ministrave apo dhe dalje të shpeshta publike. Ndërkohë që ministrat kanë për detyrë të respektojnë demokracinë, qytetarët dhe mos të t’i krijojnë avantazhe vetes nga posti që mbajnë. Ndalimi i importit të plehrave është një tjetër vendim i marrë nga kabineti Rama i paralajmëruar më herët prej tij. Ligji i Qeverisë i miratuar në Kuvend u kundërshtua fort nga shoqëria civile e cila ndërmori dhe një nismë për rrëzimin e tij. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi në fillim të marsit zhvillimin e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare "Aleanca kundër Importit të Plehrave" e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh, të shoqëruara me fotokopjen e Kartës së Identitetit të secilit prej tyre. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, referendumi mund të zhvillohet kur atë e kërkon 1/5 e deputetëve , pra 28 syresh, ose 50 mijë qytetarë, me firmat e tyre. Ky është rasti i referendumit kundër importit dhe riciklimit të mbetjeve nga vendet e BE. Ndërsa vendimi i tretë i marrë dje nga Ekzekutivi, në mbledhjen e tij të parë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, ishte vlerësimi edhe më tej i themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit. Edhe ky një vendim i paralajmëruar nga Rama që para zgjedhjeve të qershorit. “Pas ardhjes në pushtet do të hiqen nga muret e zyrave dhe të gjitha institucioneve shqiptare fotot e presidentëve. Në këto institucione do të vendoset vetëm fotoja e kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit”, - kishte paralajmëruar Rama në maj të këtij viti gjatë një interviste televizive.
Faqja e re kryeministrore
Kuq e zi është ngjyra që mbizotëron në website e ri të Kryeministrisë. Një rimodelim i plotë ashtu si dhe zyra e mbledhjes së Këshillit të Ministrave është vënë re në këtë faqe. Tryeza e punës mban në qendër hartën e trojeve shqiptare ndërsa përreth saj mbizotëron e kuqja e kornizuar me grinë. Tapeti është kthyer në vishnjë ndërsa muri në ngjyrë ulliri të hapur. Ndërsa në faqe mbizotëron e kuqja dhe e zeza. Shqiponja e bardhë e vendosur në një fushë të zezë së vend në krye të faqes ndërsa më poshtë kalojnë me radhë zhvillimet e para të ndjekura nga ky kabineti qeveritar. Fotot e çdo ministri të shoqëruar me CV e tyre pasurojnë më tej faqen ndërsa në mes të saj është programi i plotë 2013-2017. Fundi i faqes përmbledh videot dhe fotot të pasuara nga lidhjet përkatëse me institucionet e tjera.
Takimet
Kryeministri Rama sot në Bruksel, ja axhenda
Takim me kreun e Parlamentit Evropian
Fjalë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian
Takim me Herman Van Rompuy
Takim me Presidentin e Komisionit Evropian, José Manuel Barroso
Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen
Takim me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle
Vendimet e Qeverisë Rama
1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
“Pas ardhjes në pushtet do të hiqen nga muret e zyrave dhe të gjitha institucioneve shqiptare fotot e presidentëve. Në këto institucione do të vendoset vetëm fotoja e kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit”, - kishte paralajmëruar Rama
2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;
Drejtoria e ngritur pranë Këshillit të Ministrave do të koordinojë punën për të evituar çdo kontradiktë deklaratash mes ministrave po dhe dalje të shpeshta publike. Ndërkohë që ministrat kanë për detyrë të respektojnë demokracinë, qytetarët dhe mos të t’i krijojnë avantazhe vetes nga posti që mbajnë.
3. Ndalimin e importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë”.
Ndalimi i importit të plehrave është një tjetër vendim i marrë nga kabineti ‘Rama’ i paralajmëruar më herët prej tij. Ligji i Qeverisë i miratuar në Kuvend u kundërshtua fort nga shoqëria civile e cila ndërmori dhe një nismë për rrëzimin e tij.
Sequi uron në shqip qeverinë së re
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, uroi të dielën qeverinë e re, pas marrjes së votëbesimit në Kuvend. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës parlamentare, Sequi tha se pas kësaj pritshmërinë e shqiptarëve janë shumë të mëdha. “Do t'i uroja shumë suksese kabinetit të ri dhe kryeministrit në veçanti lidhur me sfidat e mëdha që ata duhet të përmbushin dhe që lidhen me kushte më të mira për shqiptarët dhe për një Shqipëri më të mirë për ta. Sigurisht duke krijuar një jetë më të mirë për shqiptarët rruga drejt Brukselit do jetë më e shkurtër”, u shpreh Sequi. Diplomati i BE-së i shprehu mbështetjen kryeministrit të ri, mbështetje që siç tha Sequi, z. Rama do ta marrë edhe gjatë vizitës zyrtare që do të nisë të hënën në Bruksel. “Ne do mbështesim qeverinë e re në detyrat e saj. Do të jem dy ditë në Bruksel. Edhe kryeministri i ri Edi Rama nis që nesër vizitën në Bruksel. Ndaj shkurt i uroj, punë të mbarë!”, - uroi në shqip Sequi. Ambasadori i BE-së ishte i pranishëm në seancën e djeshme plenare. Ai mbërriti në sallë në momentin që pritej të niste fjala e krerëve të grupeve parlamentare dhe qëndroi deri në mbyllje të saj.
Ahmeti uron Ramën: Standardet e zgjedhjeve garanci për integrimin
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti uron kryeministrin e ri të Shqipërisë, Edi Rama. “I dashur z. Rama, kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj për Kryeministër i Republikës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit”, - nis urimi i Ahmetit. Sipas tij mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve e cila vendosi standarde të reja demokratike në Shqipëri do ti mundësojnë marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në samitin e dhjetorit. “Shpresoj dhe jam i bindur që Shqipëria do të marrë edhe datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm. Kam kënaqësinë që të shpreh gatishmërinë time dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për të bashkëpunuar në të mirën e përgjithshme dhe në lehtësimin e përafrimit të qytetarëve tanë në të gjitha fushat”, - përfundon urimi.
Similar topics
» Fotografitë e Ismail Qemalit në Beograd
» Nermin Vlora, amanetet që u la mbesa e Ismail Qemalit emigrantëve
» Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO)
» Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua
» Në Londër ka vend edhe për një gjel blu...(Foto)
» Nermin Vlora, amanetet që u la mbesa e Ismail Qemalit emigrantëve
» Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO)
» Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua
» Në Londër ka vend edhe për një gjel blu...(Foto)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi