AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO)

Shko poshtë

Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO) Empty Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO)

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Oct 30, 2013 8:09 pm

Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO) Bode-e-brae-dje-ne-kuvend1
Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka vendosur të heqë bonuset për transportin për zyrtarët. Por ky vendim është shoqëruar me debat mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit e kanë kundërshtuar këtë vendim.
Me këtë veprim, qeveria synon të kursejë 165 milionë lekë në vit dhe 20 milionë për tri muajt e mbetur të vitit. Vendimi bën fjalë për drejtuesit e bashkive dhe komunave, gjyqtarët, prokurorët, funksionarët e sistemit ushtarak dhe policor, si dhe titullarët e disa institucioneve qendrore dhe të pavarura, si dhe universiteteve.
Debati
Ervin Koçi: Synimi i projektligjit është ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publik, duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve. Kjo masë do t’i kursej buxhetit të shtetit 165 milionë lekë të reja në vit. 
Ridvan Bode: Nuk keni për të kursyer gjë, se vetë e thoni në relacion, që këta funksionarë publik me përjashtim të deputetëve, të gjithë të tjerëve që ju hiqen bonuset do të trajtohen me makina me shërbime nga vetë dikasteret. Kjo është nuk kursim, por mbishpenzim. 
Edmond Spaho: Për të qëndruar shtrembër dhe për të folur drejt, kryeministri mund të mos i kishte bërë ato shpenzimet për kryeministrinë, sepse e gjeti fare mirë kryeministrinë, për të punuar aty. Ato para që janë disa herë më shumë, se këto kursime që sjell ky projektligj t’i kishte kaluar në të tjera vendime. 
Pjerin Nderu: Në mungesë të argumentit, me shpenzimet marramendëse që keni bo, i quaj qesharake disa kursime, sado të vogla të  jenë, modeste, por që duhen sepse e keni lënë zero. Dhe ju mundoheni të shisni një përmirësim kushtesh në kryeministri, që s’ka lidhje fare me buxhetin e shtetit. 
Ridvan Bode: A e di ti që në 3-mujorin e fundit atë që kini programuar është një ulje, në krahasim me vitin e kaluar, me paktin e vitit të kaluar prej 8 për qind. 
Ervin Koçi: Jo, jo gënjen
Ridvan Bode: Po gënjen ti ore, mos më thuaj mua gënjen kokërrotë. Mos më thuaj mua gënjen unë të të jap shifrat. 
Ervin Koçi: Jo, jo s’është e vërtetë fare 
Ridvan Bode: Ore ti i kë trutë në vend

 /Shekulli Online/ E.L./




♛Melody♛
♛Melody♛

Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO) Coolte21

Shteti Shteti : Bode "luan" nga fiqiri: Kokërrotë, i ke trutë në vend (VIDEO) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi