AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua

Shko poshtë

Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua Empty Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 7:53 pm

Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua Klodian%20taramani%203Luela Myftari

-E takojmë Klodian Taramanin në Tiranë. Ka ardhur për të dhënë disa intervista pune. Fundja, në Tiranë mund të gjesh ndonjë mundësi më shumë se sa në Shkodër. Edhe pse shumë energjik, ai e di që edhe këtë herë do të kthehet në Shkodër për të pritur telefonatën e ndonjë kompanie që mund ta punësojë. Në bisedën me të zbulojmë se përveç diplomës së gazetarisë dhe listës së notave të shkëlqyera, ai di të luajë edhe në piano e fizarmonikë. Na tregon se ka bërë dy këngë, pavarësisht se të këndojë nuk di aq mirë sa të luajë në fizarmonikë dhe piano. Gjatë tetë viteve të para të shkollimit, ai ka mësuar në Tiranë, në shkoll speciale për të verbrit, si të luajë në piano. Më vonë, në Shkodër, Klodi ndoqi shkollën e mesme artistike “Preng Jakova”. Aty Klodian Taramani do të studionte për fizarmonikë. Ai bën muzikë prej dhjetë vitesh. Edhe pse shkodran, këngët që i ngjajnë serenatave korçare i pëlqejnë më shumë. Edhe këngët e tij i ngjajnë disi serenatave. Është muzika, ajo që e shpëton herë pas here nga dëshpërimi që të ofron jeta e varfër në Shkodër. “Në muzikë nuk munda të afirmohem. Njerëzit të shohin me dyshim kur je i verbër. Ndoshta sepse nuk rrezatoj shumë besim. Ndjej se më paragjykojnë”, na thotë Klodi me një buzëqeshje të lehtë, që duket sikur do të fshijë trishtimin që ndodhet pas kësaj gjendjeje. “Ishte kjo arsyeja pse unë vendosa që pas një periudhe pushimi prej vërteti, të filloja studimet për gazetari. Mendova se njohuritë që kisha mbi kompjuterin dhe përdorimi i tij pa vështirësi do të më ndihmonte që të gjeja një vend pune”, na rrëfen Klodi kur e pyesim se pse zgjodhi gazetarinë. Shoqja e tij, madje, na zbulon edhe një tjetër të vërtetë: Klodian Taramani ndryshe nga të gjithë të verbrit e tjerë në Shqipëri, di të formatojë edhe kompjuterin. “Asnjë i verbër tjetër nuk di të bëjë formatimin e kompjuterëve”, thotë ajo. Dhe sërish është pa punë, pavarësisht notave të mira që i bashkëngjiten diplomës së tij. i duhet të jetojë vetëm me pensionin e të verbrit. “Janë vetëm 20 mijë lekë të reja. Përpiqem që të rrotullohem nëpër Shkodër me këto para, përpiqem që të mbaj familjen time të vockël me këto para”, na tregon ai. Klodi në fakt ka botuar disa shkrime në gazeta lokale në qytetin e Shkodrës, por jo më shumë se kaq. Emri i tij nuk është i njohur veçse në bankat e fakultetit të Shkodrës aty ku ka mbaruar studimet e larta dhe në You Tube, ku mund të gjenden, ndoshta edhe rastësisht këngët e tij. Por kjo është vetëm një nga dëshirat e tij. Si fillim, ai dëshiron që të gjejë një punë në Tiranë. “Shkodra është një qytet që mezi po mbijeton sot dhe unë nuk dua që të fundosem aty. Më vjen keq për gjendjen e saj, por më duhet të pranoj se nuk ka një vend punësimi dhe sidomos për mua. Jam i verbër, por dua të punoj, njëlloj si të gjithë”. Ai e mbyll bisedën plot optimmizëm, gjithsesi. Na thotë se nuk do të tërhiqet këtu, përpjekjet për të gjetur punë do të vazhdojnë sërish.
/shekulli
♛Melody♛
♛Melody♛

Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua Coolte21

Shteti Shteti : Më paragjykojnë, në Shkodër nuk ka vend pune për mua Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi