Nxënësit francezë në protestë në mbrojtje të vajzës kosovare
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Tema Shoqerore :: Emigracioni
Faqja 1 e 1
Nxënësit francezë në protestë në mbrojtje të vajzës kosovare
Hyrja në katër shkolla të mesme në qendër të Parisit u bllokua nga protestat nxënësve kundër dëbimit nga vendi të studentes 15-vjeçare me kombësi kosovare.
Rasti i 15-vjeçares Leonarda Dibrani nga Kosova, e cila frekuentonte prej tre vjetësh në lindje të Francës shkollën me rezultate të larta po përçan të majtën franceze e po zvogëlon stabilitetin e qeverisë.
Leonarda Dibrani dhe Katchihik, një student armen pa dokumente.
"Na ktheni Leonardën dhe Katchik!", lexohet në një parullë që studentët kanë ngjitur në gjoks. Mes shumë sloganeve, edhe ai që kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Manuel Valls.
Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.
Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së tyre rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përballë ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.
Ministria e Brendshme bëri të ditur, se kësaj familjeje i ishte refuzuar kërkesa për azil, prandaj ata duhej të largoheshin nga Franca, raporton AP. Si rrjedhojë policia arrestoi të gjithë familjen, me përjashtim të njërës prej vajzave, e cila ishte në një udhëtim me shkollën.
Policia e arrestoi atë, në prezencë të të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi. Nxënësit dhe prindërit që ishin prezentë në ngjarje, sipas aktivistëve, u tronditën nga incidenti.
Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, i cili po përballet me kritika të fuqishme për rastin, tha se do të nisin hetimet, të cilat do të analizojnë mënyrën se si u arrestua vajza.
Çështja e ekstradimit të romëve vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në Francë.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës
» Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO
» Seks Që Në 9-Vjeçare… Dhe Pa Mbrojtje
» VIP-At Që Agjërojnë, Politikanët E Artistët Kosovarë, Më Besimtarë Se Shqiptarët
» Berisha i del në mbrojtje Rudina Magjistarit
» Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO
» Seks Që Në 9-Vjeçare… Dhe Pa Mbrojtje
» VIP-At Që Agjërojnë, Politikanët E Artistët Kosovarë, Më Besimtarë Se Shqiptarët
» Berisha i del në mbrojtje Rudina Magjistarit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Tema Shoqerore :: Emigracioni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi