Seks Që Në 9-Vjeçare… Dhe Pa Mbrojtje
Faqja 1 e 1
Seks Që Në 9-Vjeçare… Dhe Pa Mbrojtje
Seks Që Në 9-Vjeçare… Dhe Pa Mbrojtje
Seks që në 9-vjeçare… dhe pa mbrojtje
Adoleshentët mbeten sfida më e madhe për prindërit. Janë të rinj, të guximshëm, plot jetë, me shumë “të drejta” dhe me fare pak komplekse për çështje, që dikur mbase cilësoheshin si tabu. Liria e tyre, por edhe dëshira për të sfiduar racionalen ndihet kudo në sjellje, mendime, në stilin e të veshurit dhe në atë të të folurit. Por liria më e madhe ndihet në marrëdhëniet mes çifteve të reja, në nëntëvjeçare dhe në gjimnaze ku veç dashurisë romantike, ka edhe seks.
Kjo liri e tyre, e cila shikohet jo rrallë si shthurje nga prindërit, ngec në mospërballjen e kësaj teme mes dy brezave.
Një djalë dhe një vajze e re, para se të nisë jetën seksuale, duhet të informohet nga mjekët dhe specialistët, pasi vetëm kështu mund të shmangë infeksionet e ndryshme, shtatzënitë e padëshiruara dhe problemet sociale që mund të rrjedhin nga këto.
Hezitimi, turpi dhe frika krijojnë një humnerë gati të pakalueshme për të dyja palët në shtëpi, por sigurisht jo jashtë saj. Ndryshe nga shumë vite më parë, kur ekspozimi i mënyrës së vendosjes së një prezervativi nga mjekja apo mësuesja e lëndës së edukimit seksual do të shoqërohej me shumë të qeshura dhe batuta të sikletshme, sot dhënia e informacionit bëhet në mënyrë më të zgjeruar dhe mësimi zhvillohet normalisht.
Vitet e fundit, mosha e kryerjes së marrëdhënieve seksuale është ulur. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklaruan se kryerja e marrëdhënieve seksuale nis herët, rreth moshës 13 apo 14 vjeç, çka do të thotë se në gjimnaze shumë të rinj e të reja kanë filluar tashmë aktivitetin seksual. Por pikëpyetja dhe frika më e madhe e prindërve dhe e stafit pedagogjik, si edhe e mjekëve është: A janë të informuar si dhe sa duhet të rinjtë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme? A dinë dhe a mundin ata të shmangin shtatzënitë?
“Jam 15 vjeç dhe më duket se jam shtatzënë!” Irma ka disa ditë që nuk fle. Ajo vetëm qan dhe nuk flet me askënd në shtëpi. Shoqeve të saj të ngushta u ka treguar se ka kryer marrëdhënie seksuale me shokun e saj pa u mbrojtur dhe tani ka frikë. Cikli i është vonuar dhe ajo nuk di ku të drejtohet. Bashkë me miken e saj vendosin të shkojnë pranë klubit të shëndetit të ngritur në shkollën e saj, ku dhjetëra gjimnazistë janë pjesë e vullnetarëve të klubit, pasi janë trajnuar nga mjekja e shkollës. Irma dhe shoqja e saj, nxënëse të shkollës, i shpjeguan mjekes pranë shkollës dyshimin e saj, i cili u zgjidh fare thjeshtë me një test shtatzënie dhe me një këshillim të sigurt nga mjekja lidhur me mbrojtjen që duhet të përdorte më pas vajza.
Abortet te të rejat, pra edhe te gjimnazistët, kanë ardhur në rritje, pilula e urgjencës përdoret në një numër të madh të rejash dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme janë në rritje…
“Shumë vajza të reja gjimnaziste refuzojnë të marrin kontraceptivë, edhe pse kanë marrëdhënie të rregullta seksuale, një refuzim i cili po shqetëson gjithnjë e më shumë mjekët dhe vullnetarët e klubeve të shëndetit”.
Hendeku mes prindërve dhe fëmijëve mbetet i madh në çdo brez, ndaj ende janë të pakët prindërit që kanë arritur të flasin lirshëm me fëmijët e tyre për marrëdhëniet seksuale dhe për kujdesin që vajzat apo djemtë duhet të tregojnë. Një sfidë për të dyja palët, si për prindërit edhe për fëmijët, që në të shumtën e rasteve e përpijnë informacionin që marrin nga interneti dhe nga shoqëria. Por sa i saktë është ky informacion? A është i dëmshëm dhe dizinformues? Në çdo shkollë të mesme në kryeqytet ka një mjek, i cili ka ngritur klubin e shëndetit. Nxënësit e shkollave janë aktivistët më të mirë, që marrin informacione të sigurta dhe i shpërndajnë ato.
Bela është nxënëse në vitin e dytë, në këtë shkollë. Është 16 vjeç dhe marrëdhëniet seksuale me të dashurin e saj i ka nisur para një viti. Bela nuk ka mundur të flasë lirshëm me nënën e saj për masat që duhet të marrë për t’u mbrojtur nga shtatzënitë, por edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme si Sifilizi, Gonorrea apo Hiv, ndaj është drejtuar në farmaci. Aty ka marrë disa pilula urgjence, të cilat i kanë sjellë efekte anësore.
“U detyrova t’i ndërpres dhe vendosa të marr këshillim te mjekja e shkollës”, thotë Bela. “Aty u njoha me metodat e kontracepsionit, të cilat jepen falas në shkollë. Mjekja më këshilloi pilulat dhe prezervativin, një mbrojtje e dyfishtë për mua dhe për partnerin”.
Bela është ndër adoleshentet që është e informuar mbi metodat e kontracepsionit, por edhe që i aplikon ato. Ajo është vullnetare në klubin e shëndetit dhe informon të rinjtë.
Ekspertja e Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri, sqaron se që prej vitit 1996 kontraceptivët ofrohen falas në të gjitha shërbimet shëndetësore shtetërore në tre nivele të kujdesit shëndetësor. Aty ofrohen pilulat kontraceptive, pilula e urgjencës, injeksioni, spiralja/DIU dhe sterilizimi kirurgjikal femëror, ndërsa për meshkujt janë prezervativi dhe sterilizimi kirurgjikal mashkullor. Këto janë metoda moderne kontraceptive të standardeve bashkëkohore të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe prokurohen me fondet e shtetit shqiptar me ndihmën dhe mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë.
Ndryshe nga shumë vite më parë, mjekët e shkollave u mësojnë të rinjve për të gjitha metodat e kontracepsionit, por edhe për mënyrën e aplikimit të tyre.
Burimi: Gazeta-Shqip
09.10.2013

Similar topics
» Berisha i del në mbrojtje Rudina Magjistarit
» Nxënësit francezë në protestë në mbrojtje të vajzës kosovare
» Devoll, nusja dhunon vjehrrin, policia e merr në mbrojtje
» 40-vjeçari kërkon mbrojtje nga gjykata: Më rreh gruaja në sy të pesë fëmijëve
» Njeriu që bën seks me makinat (FOTO)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi