AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës

Shko poshtë

Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës Empty Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 10:11 pm


TIRANE – Roja i një shkolle 9-vjeçare në Babrru të Tiranës është rrahur barbarisht, duke pësuar disa plagë në trup, nga një 41-vjeçar që kishte ndaluar makinën para portës dhe nuk pranonte të lëvizte. Incidenti ndodhi dje jashtë rrethimit të shkollës “Tahir Sinani”, kur po përfundonte ora e fundit e mësimit dhe nxënësit do të dilnin jashtë për të shkuar drejt shtëpive të tyre. Duke mos kuptuar qëllimin pse i dyshuari Vladimir Vukaj, po qëndronte me makinë të ndezur para portës, roja i ka kërkuar atij të lëvizte mjetin dhe të parkonte diku tjetër. Në këtë moment ka nisur debati mes rojës Rexhep Dega, 61 vjeç dhe autorit të ngjarjes, i cili ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë. Ndërkohë, roja për të mbrojtur nxënësit e mitur nga ndonjë incident i mundshëm me personin që po debatonte, ka këmbëngulur që ai të largohej dhe i ka thënë se, në rast të kundërt, do të lajmëronte Policinë. Por nga ana tjetër, 41-vjeçari Vukaj ka shtuar edhe më shumë fjalët fyese ndaj tij, kërcënimet dhe në një moment ka zbritur nga makina e ka nisur ta godasë me grushte e shkelma. Roja nuk ka arritur t’i bëjë dot rezistencë autorit të ngjarjes dhe, në momentin kur ai i është drejtuar makinës, Rexhep Dega ka përfituar nga rasti të lajmëronte patrullën e Komisariatit Nr.5, duke denoncuar ngjarjen.
NDALIMI
Në kohën që patrulla e Policisë ishte drejtuar për te shkolla “Tahir Sinani”, pas njoftimit të rojës, autori i ngjarjes, Vladimir Vukaj, është rikthyer sërish nga makina dhe me një objekt të fortë që kishte marrë në dorë, nisi të godiste sërish rojën. Ngjarja shkaktoi panik edhe te nxënësit, të cilët në atë moment dolën nga mësimi, por qëndruan në oborrin e shkollës, derisa Policia qetësoi situatën. Megjithatë as shërbimet e rendit nuk e patën të lehtë të fusin në makinën e Policisë 41-vjeçarin që ta transportonin drejt Komisariatit. Përveçse kishte dhunuar rojën, duke i shkaktuar plagë, Vukaj nuk iu bind as urdhrit të Policisë, duke lëshuar fyerje edhe drejt tyre. Në fund, ai u shoqërua në Polici, ku u mbajt disa orë dhe u mor në pyetje. Burimet thanë se Vukaj ka pretenduar se nuk kishte asnjë qëllim të keq, por thjesht po bënte një telefonatë dhe është nevrikosur kur roja i ka kërkuar të largohej e për këtë arsye i ka folur në këtë mënyrë. Të njëjtat burime thanë se ndaj tij ka nisur procedim penal me tri akuza: “goditje për shkak të detyrës”, “prishje të qetësisë publike” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës Coolte21

Shteti Shteti : Mbronte nxënësit, plagoset roja i shkollës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi