AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare

Shko poshtë

Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare Empty Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Oct 01, 2013 8:19 pm


Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare PharmakonPoster

Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare
Nje lidhje dashurie ne mes te Sares (Olta Gixharit) qe eshte infermiere dhe Brankos (Kasto Zizos) farmacist , ben qe jeta e ketij te fundit te marre tjeter rruge, dhe te dale nga kontrolli i babit te tij, Dr. Sokrati (Niko Kanxheri). Sara behet lidhja ne mes te “birit dhe babait”, per te mesuar anen e Dr. Sokratit te panjohur nga i biri.
Ne mbremjen e se martes ne kuader te festivalit “PriFest” eshte dhene premiera e filmit “Farmakon” i regjisorit Joni Shanaj. Nderkaq, te merkuren eshte mbajtur nje konference ne te cilen eshte diskutuar per filmin, dhe si eshte pritur ai nga publiku kosovar. Filmi qe zgjat nje ore e pesembedhjete minuta, regjisorit i ka kushtuar 240 milione leke.
“Tema e filmit eshte per nje problem shendetesor ne Shqiperi. Jo me kot e kam zgjedhur kete sepse per mua eshte nder problemet me bazike te shoqerise shqiptare. Eshte nje problem banal mund te them, por qe na prek te gjithve. Sic e dime sistemin tone shendetesor, sot e kesaj dite ne qofte se ndodh dicka, sidomos semundjet e renda shqiparet duhet te paguajne vete per sherim, dhe dihet gjendja ekonomike e popullit tone”, ka thene Joni Shanaj.
“Ne pergjithesi ne kinemane tone ne vitet e fundit kam vene re se shume pak eshte guxuar te preken tema urbane. Ne keta 20 vjet ne pergjithesi ka pasur nje droje nga kimenate qe ky qytet te perballet me problematikat e veta”, ka shtuar me tej Shanaj, duke thene se qyteti i Tiranes ka qene i diskriminuar ne menyre absolute nga kinemja.
“Farmakon” eshte filmi i pare i metrazhit te gjate i regjisorit Shanaj, nderkaq edhe Olta Gixharit, Kasto Zizos dhe fotografet, perbejne stafin e ri te filmit, derisa pjese e filmit eshte edhe aktori, pedagogu dhe akademiku Niko Kanxheri.
“Filmi eshte pune kolektive dhe mendoj qe ne film ajo qe eshte gjeja me e rendesishme pervec analizave racionale qe behen per filmin, eshte edhe lidhja intuitive qe krijohet ne mes te stafit dhe une kisha fatin qe te zgjidhja aktore me nje ndjeshmeri te larte intuitiv”, ka treguar regjisori Shanaj.
Aktorja e filmit “Farmakon” Olta Gixhari, eshte shprehur se gjate rruges aktoret mesojne se si behet filmi. Ajo ka thene se kjo eshte hera e pare qe ajo merr nje rol dhe shpesh ka pasur besim e mosbesim, por sipas saj ne eksperienca te tilla mesohen gjera te reja.

“Ka qene eksperience e vecante, nuk do t’i harroj emocionet gjate xhirimeve. Ka qene nje bashkepunim shume i bukur dhe dhe pune shume e lodhshme, eshte shprehur ajo, derisa ka thene se pas ketij roli ka marre oferta per role te tjera.

/Burimi: Gazeta Dita
♛Melody♛
♛Melody♛

Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare Coolte21

Shteti Shteti : Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi