AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro

Shko poshtë

Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro  Empty Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 07, 2013 9:47 pm

Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka sqaruar sot nëpërmjet një mesazhi në Fb, vlerat e veshjeve të saj, çantave të shtrenjtave dhe së fundi, edhe të makinës “Jaguar”.
Burimi: Shqiptarja
Duke iu referuar një shkrimi të botuar në një të përditshme, që ka publikuar në faqe të parë, lajmin për makinën e saj “Jaguar”,  Bregu shkruan:
“Më vjen keq pikërisht për manipulimin që një e përditshme merr përsipër t’u bëjë emocioneve të njerëzve.




Shume miq te mi, sa here qe publikohen gënjeshtra injorantesh e dashakeqësish për çanta me çmime stratosferike apo këpucë me maje e pa maje, me lëkurë derri apo ngjyra jo te moralshme, deri tek këto shifra te denja për një apartament për makinën, me thonë: “Lëri të flasin, mos reago, se nuk e sqaron dot atë që thotë gazeta”.




Mund te jetë dhe kështu. Mund te kenë plotësisht te drejte.
Gjithsesi unë nuk po ju ftoj te vrisni mendjen e te gjeni Pse-ne e këtyre lajmeve. Shumëkush e ka te qarte. Ndoshta për te tërhequr vëmendjen nga mënyra se si po i” mban premtimet” qeveria?




Për te manipuluar opinionin me sajime ne mënyrë qe sa here te dëgjoni për pasuritë e padeklaruara te Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve te KM pa procedure, me fonde qe s’dihet nga vijnë e kush e pse u bëkan dhurate, etj, t’u bëjnë te mendoni se fajin e kane ata qe sot janë ne opozite e se te gjithë janë njëlloj.




Gjithkush, edhe ata qe s’ janë dashamires me mua, e dine përgjigjen.




Por po ju ftoj te gjithëve ju qe nuk dini se ç’çante kam ne dore, por i besoni gazetës se bën 20 mije euro, nuk dini se e kujt viti është makina qe kam blerë, sa km ka bere, çfarë opsionesh ka - elemente te cilat çmimin e largojnë me shume se 10 here nga vlera qe te përditshmet e pavarura ju servirin për t’ju lënduar -  te kërkoni informacion për te vërtetuar sa, ku, si është e vërteta.




Unë e bej këtë çdo vit zyrtarisht, ne përgjigje te ligjit e jo te pallavrave qe duan te shesin gazetat.




Mund t’ia kërkoni ne heshtje ta beje këtë për ju deputeti juaj e t’ju ndihmoje me marrjen e këtij informacioni ne rruge zyrtare, ose dhe ndonjë mik gazetar, por jo nga ai soj qe xhelozinë personale e shfryjnë ne kurrizin tuaj.




Parimi “shaj e sajo se diçka do te ngelet” ka zënë vend ne këtë shoqëri tonën, shume e shume here me tepër se “sqaro se diçka do te ngelet”.




Por përsëri sado te jemi shtrembëruar nuk besoj se kjo shoqëri është aq primitive sa inatet e lajmet e porositura me qellim, te errësojnë gjykimin e çdo kujt e te fyejnë inteligjencën e qytetareve për secilin nga ne,”-përfundon Bregu.




 Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro  A3be7ba5-c3c1-435f-8d7c-cdf58b9e4c43---0-
♛Melody♛
♛Melody♛

Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro  Coolte21

Shteti Shteti : Ish-Ministrja Bregu sqaron për çantën dhe “Jaguar”-in 60 mije euro  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi