AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video)

Shko poshtë

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video) Empty Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video)

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 26, 2013 3:55 am

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video) Foca%20albanska
Martesa e Valentina Kodrajt nga Shkodra me Radenko Malis nga Foça, qytet në Republikën Serbe në Bosnje, dëshmojnë se serbët dhe shqiptarët, mund edhe të jetojnë së bashku. Ata u martuan tre vjet më parë, dhe para 10 muaj, u erdhi në jetë edhe djali i tyre, Stefani. Valentina thotë se nuk pendohet për vendime saj që të largohet nga Shkodra dhe të shkojë në në Foça dhe lavdëron burrin e saj si një nikoqir dhe i ndershëm, tani edhe një baba krenarë.

“Unë kam mësuar serbishten. Kam gjetur një burrë të mirë, një vjehërr të mirë dhe një kunatë, gjithashtu të mirë. Më pëlqen këtu dhe jam e kënaqur”, thotë Valentina, duke shtuar se në Bosnjë është më mirë se në Shqipëri.

Bashkëshorti i saj Radenko, thotë se, ai gjithmonë ka qenë në kërkim të një gruaje për të ndërtuar një familje tradicionale, pasi këto vlera sot janë lënë anash, dhe kishte mësuar se në Shqipëri mund ta realizonte ëndrrën. Ai erdhi në Shqipëri në kërkim të një gruaje dhe nuk u tërhoq mbrapa, edhe pas tri mashtrimeve që i bënë agjentët, të cilët i morën paratë dhe nuk i sollën asgjë. Nëse dështon edhe në të tretën, e katërta është me fat. Në Podgoricë, më në fund gjeti një ndërmjetësues të mirë, i cili e prezantoi me Valentinën. Ai thotë se në jetën e tij disa herë ka dështuar, por asnjëherë nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij.

“Kisha nevojë dhe dëshirë, dhe e ndoqa atë. Me ato para mund të blija një makinë, e cila do të ndryshkej për pesë vjet. Familja ka vlerë tjetër, veçanërisht fëmijët. Ajo ka qenë ëndrra ime gjatë gjithë jetës, dhe u bë një realitet”, shprehet Radenko i lumtur. Në të katërtën herë, pa shpenzimet e udhëtimit, ku ka ardhur 15 herë në Shqipëri, deri te gjetja e Valentinës i ka kushtuar 10 mijë euro.

“Për herë të parë, një ndërmjetës nga Vishegradit më mori 1250 euro. Në herën dytë dhashë 3500 euro. Herën e tretë shpenzova 2000 euro, dhe e katërta më kushtoi rreth 3500 euro. Unë paratë nuk i dhashë për familjen e saj, ato i mori ndërmjetësuesi. Sepse të blesh një njeri është një gjë e hidhur”, thotë Radenko. Valentina kishte disa oferta, por zgjodhi Radenkon. Për atë, kjo ishte dhuratë nga Perëndia.

“Ajo është pranuar me dashuri nga e gjithë zona, fshati dhe lagjja. Ajo është një grua e mirë, një nënë e mirë”, lavdëron Radenko gruan e tij.Gjithashtu, edhe familja e Valentinës është e lumtur me martesën e vajzës së saj.

Ngjashmëria ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve sipas Radenkos nuk ka shumë ndryshim, por kjo për ata të Shqipërisë, ndërsa me ata të Kosovës, është më ndryshe. “Është një dallim i madh mes shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria. Në Shqipëri, që përfaqësojnë të tre fetë, kanë ngjashmëri me kulturën dhe traditën serbe”, thotë Radenko. /Reporteri.net/



♛Melody♛
♛Melody♛

Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video) Coolte21

Shteti Shteti : Serbi nga Bosnja që shpenzoi 10 mijë euro për t’u martuar me shqiptare (Video) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi