AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bregu: Jam femër fenomenale

Shko poshtë

Bregu: Jam femër fenomenale Empty Bregu: Jam femër fenomenale

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 14, 2013 3:32 am


Deputetja e PD-së, pasi justifikon çmimin e çantës dhe makinës,  poston në Facebook poezi, si një femër fenomenale  


[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/1/majlinda bregu.jpg]Bregu: Jam femër fenomenale Majlinda%20bregu[/url]

Luela Myftari-Java që kaloi ishte ajo e modës. Kjo është ajo e poezive. 
Por, përtej të  gjitha poezive që janë postuar në  rrjetet sociale, ajo e politikanes Majlinda Bregu dhe ajo e këngëtares  Altuna Sejdiu janë më të bukurat. Themi  më të bukurat, pasi me siguri ato janë  edhe më të përfolurat, më të komentuarat dhe ato që më së shumti kanë tërhequr vëmendjen e shqiptarëve.
 “Shekulli”  ju sjell këtë fundjavë, vargjet më pikante  të këtyre dy poezive, në pamundësi për  t’i përcjellë ato të plota. E para është një  poezi e së madhes Maya Angelou. Është  poezia me titullin “Femër fenomenale”,  ndërsa e dyta, e postuar nga këngëtarja  Tuna, nuk ka titull. 
 Femra fenomenale, Majlinda Bregu “Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin  e sharmit tim. Them se, është në gjatësinë e krahëve, në përdredhjen e vitheve  të mia, në ritmin e hapave, në formën  e bukur të buzëve… Jam jashtëzakonisht femër! Një femër fenomenale jam  unë”.
Këto janë disa vargje të postuara  vetëm ca ditë më parë në faqen zyrtare  të politikanes Majlinda Bregu në portalin  social Facebook. Mirëpo, komentet që ka  marrë poezia në postimin e zonjës Bregu  nuk duken aspak poetike. Ka nga ata që  hidhen menjëherë në politikë, ka edhe  nga ata që e përgëzojnë deputeten që  tashmë që “nuk i vë veshin më njeri”, po  merret me poezi. 
Poezia është postuar në gjuhën angleze dhe sipas deputetes Bregu kjo është një poezitë më të bukura në botë. Në fakt,  poezia është me të vërtetë një nga më  të bukurat e fondit poetik botëror, por  kjo nuk shkon aspak në faqen zyrtare  të një politikaneje. Mirëpo, për Majlinda  Bregun duket se kjo nuk ka rëndësi. Ajo  e poston atë, duke mos treguar aspak  modesti, në faqen zyrtare të politikanes  dhe jo në profilin e saj personal. Modestia e një deputeteje që duhet  të mbrojë në Parlament interesat e  një populli të varfër në fakt janë këto  vargje: “Kur hyj në një dhomë, aq qetë  sa s’e merrni me mend, dhe një burri i  afrohem, të gjithë shtangin a bien në  gjunjë, dhe sulen drejt meje. 
Them se,  është prej zjarrit që më digjet në sy  dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,  lëkundja e belit, ndoshta dhe hareja  e këmbëve. Oh, jam jashtëzakonisht  femër, një femër fenomenale, kjo jam  unë”. Dhe kjo poezi vjen pikërisht pas sta-tusit ku zonja Bregu komenton “sulmet”  mediatike që i janë bërë këto javë, që  sipas saj janë “gënjeshtra injorantësh  e dashakeqësish”. 
 “Shekulli”, pak kohë më parë publikoi një  lajm ku denonconte hapur një çmim  marramendës të çantës që ajo mban-te në dorë në ditën e parë si opozitare  në parlament. Po një javë më parë një  media tjetër publikoi një çmim marrëmendës për makinën e saj. 
E ndërsa  kësaj të fundit, deputetja përpiqet t’i  japë një çmim tjetër këtë gjë ajo nuk  e bën me çantën.  “Të dashur miq, më vjen keq pikërisht  për manipulimin që një e përditshme  merr përsipër t’ju bëjë. Shumë miq të  mi sa herë që publikohen gënjeshtra  injorantesh e dashakeqësish për çanta  me çmime stratosferike, apo këpuce  me majë e pa majë, me lëkurë derri apo ngjyra jo të moralshme, deri tek këto  shifra të denja për një apartament për  makinën, më thonë: “leri të flasin, mos  reago se nuk e sqaron dot atë që thotë  gazeta”.
 Por, po ju ftoj të gjithëve ju që  nuk dini se çfarë çante kam në dorë, por  i besoni gazetës se bën 20 mijë euro,  nuk dini se e kujt viti është makina që  kam blerë, sa kilometra ka bërë e çfarë  opsionesh ka. Kërkoni informacion për  të vërtetuar sa, ku, si është e vërteta.  Unë e bëj këtë çdo vit zyrtarisht, në  përgjigje të ligjit e jo te pallavrave që  duan të shesin gazetat”, është komenti  që i përgjigjet të përditshme që sipas  saj po e sulmojnë pa të drejtë.  
E menjëherë, pas këtij sqarimi, një  ditë më vonë, në profilin e deputetes  vjen një poezi me nuanca erotike. Vjen  një poezi me të cilën me siguri zonja  Bregu është shumë e lidhur ose të  paktën e përjeton aq sa ta quajë një  ndër poezitë më të bukura në botë. Por, përtej të gjitha arsyetimeve të  zonjës Bregu ne do t’ju përcjellim  në shqip të gjithë poezinë e postuar prej saj në anglisht. 
 
Postimi i deputetes i përkthyer në shqip
FEMËR FENOMENALE
Maya Angelou
Gratë e bukura sfiliten të gjejnë
sekretin e sharmit tim.
Ngase s’jam e bukur ndoshta, e as
ndonje trup modeleje nuk kam
dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se, është në gjatësinë e
krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale jam unë.
Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem,
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje
Them se, është prej zjarrit që më
digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të
dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale, kjo jam unë.
Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç’gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s’munden t’i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s’dinë ta prekin…
Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund kokën,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë… Shijomëni!
(Përkthyer nga Majlinda Bashllari)
♛Melody♛
♛Melody♛

Bregu: Jam femër fenomenale Coolte21

Shteti Shteti : Bregu: Jam femër fenomenale Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi