AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë

Shko poshtë

Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë Empty Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Oct 12, 2013 6:16 am

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/Football News- Ottmar Hitzfeld of Switzerland.jpg]
Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë Football%20News-%20%20Ottmar%20Hitzfeld%20of%20Switzerland[/url]

Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, trajneri aktual i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, kishte dhënë rreth 100 mijë marka gjermane (50 mijë euro) për fëmijët e Kosovës në mënyrë vullnetare. Trajneri i skuadrës më të madhe të Gjermanisë, Bayern Munichut, në atë kohë kishte ndërmarrë një nismë të madhe duke u bërë shembull edhe për shumë figura të tjera të futbollit për të ndihmuar fëmijët kosovarë.
“Në vazhdën e ndihmave që po jepeshin për fëmijët kosovarë që po përballeshin me tmerrin e luftës, një trajner, një njeri human, kishte ndarë nga kontoja e tij personale shumën më të madhe që i është dhënë ndonjëherë popullit të Kosovës nga ndonjë njeri i sportit botëror. Pas shembullit të tij nuk kishte mbetur indiferente as Federata gjermane e Futbollit, e cila kishte kërkuar që në një javë të Bundesligës për çdo biletë të shitur të ndahej nga një markë për Kosovën”, kanë shkruar mediat gjermane në atë kohë.
Pse e kujtuam këtë?
“Për t’ia rikujtuar opinionit dhe për t’ua bërë të ditur atyre që sot janë më patriotë se patriotët dhe më tradhtarë se tradhtarët, se ky njeri që ka mbledhur gjashtë futbollistë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës ka qenë më shqiptarë se ata që po ia akuzojnë bashkëkombësit tanë. Madje në ditët më të vështira të këtij vendi”, shkruan sporti 1. Hitzfeld bëri një kërkesë shumë humane, në konferencën e fundit për mediat në Tiranë: "Të mos fishkëllehen lojtarët e tij shqiptarë".
/Shekulli Online/ E.L/

♛Melody♛
♛Melody♛

Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë Coolte21

Shteti Shteti : Trajneri i Zvicrës ka dhuruar 50 mijë euro për fëmijët kosovarë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi