AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë?

Shko poshtë

Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Empty Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë?

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 07, 2013 9:30 pm

Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Odd_ballpoint_pen_artist_1-320x283Raporti i panjohur i shoqërisë së sotme me minoritetin e flokëkuqve, gjendja e të cilëve përbën një përparësi kundrejt kushteve të natyrës
Dilema
Nga Hannah Barnes, BBC
Rreth 200 njerëz morën pjesë në paradën e parë në Britani të krenarisë së flokëkuqve në gusht, teksa rekordi botëror për mbledhjen e flokëkuqve natyralë është thyer muajin e shkuar, kur 1600 persona u mblodhën në festivalin e tyre të veçantë në qytetin e Holandës, Breda. Por sa flokëkuq ka në botë dhe ku jetojnë ata më së tepërmi?
Për shumë kohë është menduar se Skocia ka përqendrimin më të lartë të flokëkuqve në botë, ndaj mbase ishte një vend i përshtatshëm për zhvillimin e marshit të Paradës së Flokëkuqve, e udhëhequr nga komediani kanadez Shawn Hitchins.
Ndërkohë që ata marshonin përgjatë rrugëve të Edinburgut, ai bëri një deklaratë befasuese. “Ishte një mundësi e mirë për të bashkuar të gjithë flokëkuqtë e vendit, të cilët përbëjnë 19 për qind të popullsisë botërore”, tha ai për BBC.
A mund të jetë i vërtetë pohimi se Skocia është shtëpia e një të pestës së flokëkuqve që jetojnë në të gjithë botën? “Unë nuk mund ta besoj atë shifër”, thotë Jonathan Rees, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Edinburgut dhe një prej shkencëtarëve që merret me identifikimin e gjeneve përgjegjëse për flokët e kuq.
Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Redhead4-150x150Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Odd_ballpoint_pen_artist_1-150x150Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Drop_dead_gorgeous_redheads_640_41-150x150Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? 70217627_redheaddays2624-Copy-150x150Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? 69226109_gingerparadepa-Copy-150x150

Pra, nga e mori komediani Hitchins atë shifër? Siç zbulohet ka qenë një gabim. “Do të ketë qenë një çast hutimi”, thotë ai. “Po ecja midis 200 flokëkuqve të Edinburgut që më ndiqnin nga pas dhe po përpiqesha të mos i udhëhiqja në rrugë me trafik. Askush nuk e di me të vërtetë shifrën e saktë. Dikush atje më tha se numri ishte 19 për qind vetëm për Skocinë.”
Për një çast komediani i mori fjalët ashtu siç iu thanë dhe raporti i flokëkuqve në Skoci u shndërrua në diçka tërësisht tjetër.
“Më vjen shumë keq. Kjo ndodh kur i lë komedianët të jenë moderatorë”, thotë Hitchins. “Gjithashtu unë jam një flokëkuq, kështu kisha 10 herë më shumë mundësi t’i ekzagjeroja statistikat.”
Pra nëse nuk jemi në gjendje të themi me siguri se një nga pesë flokëkuq jeton në Skoci, çfarë dimë me saktësi për këtë temë?
“Është e drejtë të thuhet se ne nuk kemi informacion të detajuar për frekuencën e njerëzve me flokë të kuqe në botë”, thotë Rees. “Nuk do të thosha se nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, por mënyra ideale për ta bërë këtë është nëpërmjet censusit. Ne nuk i kemi këtë lloj të dhënash, por shumë kërkues të ndryshëm kanë nxjerrë studime të vogla që hedhin sadopak dritë mbi këtë çështje.
Mendohet se rreth 1 ose 2 për qind apo më saktë 70 ose 140 milionë njerëz kudo nëpër botë kanë flokë të kuq. Sipas logjikës matematikore, ka shumë gjasa që SHBA-ja të ketë numrin më të madh të njerëzve me flokë të kuqe, për shkak të madhësisë së popullsisë së saj.
Nëse vetëm një për qind kanë flokë të kuqe, për shembull kjo do të thotë se në Shtetet e Bashkuara jetojnë tre milionë flokëkuq. Sipas profesorit të Edinburgut, shifra e flokëkuqve për Mbretërinë e Bashkuar është rreth 10 për qind e popullsisë.
Nëse ky do të ishte rasti i Skocisë, kjo do të këshillonte se vendi me popullsi prej 5.3 milionësh është shtëpia e më shumë se gjysmë milioni flokëkuqësh, më pak se 1 për qind e totalit botëror.
Përhapja e flokëve të kuq është më e lartë në Skoci sesa në Angli, thotë Rees, duke shtuar se mund të jetë akoma më e lartë në Republikën e Irlandës. Gjithsej, vendet e Europës Veriore kanë raportin më të madh të flokëkuqve se në të gjithë botën.
Shumica e njerëzve të këtij planeti nuk jetojnë në Europë dhe për këtë shkak, për shembull aziatikët, e kanë shumë të rrallë të shohin dikë me flokë të kuqe. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Afrikën. Me pak fjalë, flokëkuqtë janë të pazakontë për shumë njerëz nëpër botë.
Për ta shpjeguar këtë, duhet të kthehemi pas qindra vite. Kur njerëzit u larguan nga Afrika, lëkura u zbeh dhe njerëzit filluan të zhvillojnë flokë me ngjyra të ndryshme. Duket se ekzistojnë disa avantazhe në pasjen e lëkurës së zbehtë nëse jeton në pjesë të botës ku nuk ka shumë rreze dielli.
Arsyeja për këtë është sepse lëkura jonë prodhon vitaminë D. Ne marrim rreze dielli për të krijuar vitaminën D dhe nëse dikush ka lëkurë të errët, është e vështirë që ky proces të ndodhë.
Të jesh biond ose flokëkuq është e dobishme për krijimin e vitaminës D dhe nuk duhen shumë rreze dielli për të marrë sasinë e nevojshme. Kështu që në disa vende të botës, ky minoritet i flokëkuqve është në avantazh kundrejt natyrës.
♛Melody♛
♛Melody♛

Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Coolte21

Shteti Shteti : Sa flokëkuq ekzistojnë gjithsej dhe ku jetojnë ata nëpër botë? Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi