AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, kush është babai?

Shko poshtë

‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, kush është babai?  Empty ‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, kush është babai?

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 06, 2013 7:41 pm

“Goca është me flokë të zeza dhe ngjan si topçe. Emrin ia vura Gadiela. Ma ka sugjeruar zysh Teuta e universitetit”. Këto janë disa nga fjalët e Florije Peçit, 22-vjeçares të mbijetuar nga tragjedia e Himarës, e cila ditën e djeshme është bërë nënë. Ajo është e shtruar në dhomën nr. 5, të maternitetit “Mbretëresha Gerladinë”, ndërsa në tavolinën përkrah shtratit janë dy tufa me lule. Duket e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa mes njohjes dhe mosnjohjes kërkon një përqafim. Të pushton fort për disa sekonda, ndërsa dëshira për të treguar për vogëlushen e saj, me sytë që i shkëlqejnë të le përshtypje të veçantë. “Kam lindur rreth orës 12 e 30. Më sollën me karrocë. Linda vetë, ndërsa tani ndjehem mirë. Motra ishte këtu, por tani ka ikur te dhoma 3. Lulet m’i ka sjellë Irma”, – tregon Florija, ndërsa na pyet nëse ne e njohim miken e saj, apo jo. Ka dëshirë të flasë, ndërsa gjatë bisedës nuk harron të kujdeset edhe për shoqen e saj të dhomës, e cila ka kërkuar ndihmën e infermiereve të maternitetit. “Të lutem lajmëroje pak infermieren se nuk ndjehet mirë. Ka dhimbje nga lindja”, – thotë Florija, sërish me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë bojëqielli që i shkëlqejnë.

Shtatzënia
Florija është një prej vajzave që i mbijetuan aksidentit tragjik të Himarës. Por edhe pse mbijetoi, dëmtimet e saj ishin shumë rënda, ndaj Ministria e Shëndetësisë vendosi ta dërgojë për një kurim më të specializuar në Austri. Në momentin që ajo u transportua ishte në koma, ndërsa dyshimet e para për shtatzëninë lidhen me një përdhunim të ndodhur në klinikën austriake, pikërisht për shkak të gjendjes së saj. Klinika në momentin e zbulimit të skandalit nuk pranoi të japë asnjë reagim, përveç konfirmimit të faktit se ajo kishte qenë paciente. Ndërkohë që bërja publike e shtatzënisë së Florijes vuri në lëvizje edhe Prokurorinë e Tiranës. Me qëllim zbulimin e babait të fëmijës u morën bene analizat e ADN-së , ndërsa u dërguan për analizim në Austri. Vetë ajo deklaroi se nuk e mbante mend se kush ishte babai i fëmijës, ndërsa nuk mund të jepte një shpjegim të saktë për ngjarjen. E nëse foshnja e Florijes erdhi në jetë mesditën e djeshme, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht me vajzën e aksidentuar. Ndërkohë që rezultatet e analizave të ADN-së pritet të zbardhin atë çka ndodhur realisht me 22-vjeçaren nga fshati Katjel i Librazhdit. /balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, kush është babai?  Coolte21

Shteti Shteti : ‘Tragjedia e Himarës’, Florije Peci lind vajzë, kush është babai?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi