AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave

Shko poshtë

10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave  Empty 10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 22, 2013 8:57 pm


Për herë të parë në 100 vjet, testet e inteligjencës në mbarë botën tregojnë se gratë janë përpara burrave sa i përket inteligjencës.
Burimi:Tirana Observer


10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave  460bc428-5958-4b00-913a-de6f142649bd---0-Studiuesit thonë se truri i grave trajnohet më mirë pasi ato merren edhe me punë, por i përkushtohen edhe familjes. Gazeta gjermane Bild, në një studim të sajin ka publikuar dhjetë femrat më të zgjuara të të gjithë kohërave. Sigurisht që kjo listë nuk mund të jetë kategorike dhe ka shumë vend për diskutime.

1. Margaret Thatcher

Zonja e Hekurt nuk ishte vetëm kryeministrja e Britanisë së Madhe, por edhe një zbuluese. Ajo ka studiuar për kimi dhe shkenca juridike në Oksford. Bashkë me një ekip ka zbuluar akulloren e butë.

2. Hannah Arendt

Filozofja shkroi kundër sistemeve totalitare dhe ndoqi si reportere procesin kundër nazistit Adolf Eichmann në Jeruzalem. Vlerësohet si një nga mendimtaret politike me më shumë ndikim të kohëve moderne.

3. Sally Ride

Astrofizikantja e njohur u bë amerikania e parë në hapësirë në vitin 1983. Pas kësaj, ajo drejtoi një sektor të rëndësishëm kërkimesh në NASA dhe punoi për misionin e suksesshëm në Mars, të quajtur Pathfinder.

4. Marie Curie





Polakja studioi në Francë, në Sorbonne. Gjatë kërkimeve të saj zbuloi radioaktivitetin. Mbajtësja e dy çmimeve Nobel në Kimi e Fizikë, është edhe krijuesja e fjalës radioaktiv.

5. Sharon Stone

Aktorja 55 vjeçare është e bukur dhe e zgjuar. Biondina ka një koeficient inteligjence- IQ- prej 154 pikësh dhe ka studiuar shkenca kulturore.

6. Mbretëresha Elizabeta e Parë

Ajo drejtoi Anglinë në periudhën e Rilindjes, ku u promovuan mes të tjerëve edhe William Shakespeare dhe Francis Bacon. Ajo fliste vetë gjashtë gjuhë dhe përkthente shkrimet e lashta.

7. Dr. Marion Doenhoff

Ishte gazetarja më e rëndësishme e Republikës Federale gjermane. Editore e gazetës “Die Zeit”.

8. Kleopatra

Ishte faraonja e fundit femër. Ishte një stratege gjeniale dhe një mjeshtre e politikës. Zotëronte nëntë gjuhë dhe ndikimi i saj zgjati për shekuj në Egjipt.

9. Alicia Keys

Është 32 vjeç, ka fituar 14 çmime Grammy dhe është një legjendë e muzikës soul. Është shumë e talentuar dhe përveç kësaj ka qenë një nxënëse shumë e mirë. Mori diplomën e shkollës së mesme në moshën 16 vjeçare si nxënësja më e mirë.

10. Rosa Luxemburg

Mbaroi shkollën në mënyrë të shkëlqyer dhe kreu doktoraturën për shkenca politike. Veprat e saj në sociologji dhe shkenca politike janë edhe sot një referencë e domosdoshme.
 
♛Melody♛
♛Melody♛

10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave  Coolte21

Shteti Shteti : 10 femrat më të zgjuara të të gjitha kohërave  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi