AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes

Shko poshtë

Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  Empty Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Sep 21, 2013 5:53 am

Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  92346
[*]BRAZIL - Një biznesmen brazilian ka menduar edhe për pasurinë që ai disponon pas vdekjes së tij. Për të shmangur çdo rrezik të humbur në jetën e përtejme, biznesmeni ka vendosur të "varrosë" thesarin e tij më të çmuar, 'Bentley Continental' me vlerë 366 mijë euro. B

iznesmeni 61-vjeçar me këtë veprim ka kopjuar faraonët e Egjiptit të lashtë, të cilët i varrosnin pasuritë e tyre pas vdekjes për t'i marrë me vete.

Njoftimin 62-vjeçari e ka bërë në faqen e tij të facebook. Sipas njoftimit, ai do ta groposë ditën e nesërme makinën e tij luksoze në një ceremoni që do të zhvillohet në orën 11:00.
Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  92346_1

Biznesmeni pohon se makinën do ta "varrosë" në oborrin e pasëm të rezidencës së tij në një prej lagjeve më të pasura të Sao Paolo. "Për ata që dyshojnë se unë do të bëj këtë veprim, që dje kam filluar të gërmoj një gropë në kopshtin mbrapa shtëpisë për të varrosur  Bentley-n tim", paralajmëron 62-vjeçari.

Në një foto që ai kishte publikuar në facebook, tregohej pikërisht që mbante në dorë një lopatë dhe që gërmonte në oborrin e shtëpisë së tij. Në një intervistë televizive në një televizion lokal, biznesmeni shpjegon dhe arsyet pse ka bërë këtë veprim. 
Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  92347
"Unë pashë filmin e faraonëve dhe pashë se si faraonët varrosnin thesaret e tyre më të çmuara. Kështu që unë vendosa t'i kopjoj ata për të groposur gjënë time më të çmuar, makinën time", shprehet 62-vjeçari.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/biznesmeni-kopjon-faraonet-varros-makinen-qe-ta-perdore-pas-vdekjes-177986.html#sthash.GHr3H0of.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  Coolte21

Shteti Shteti : Biznesmeni kopjon faraonët, varros makinën që ta përdorë pas vdekjes  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi