AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër

Shko poshtë

Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër  Empty Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Sep 17, 2013 11:19 pm

Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër  91866-300x237
Emigranti shqiptar hap klubin më të bukur në Zvicër
BERNË  - Një sound-sistem të markës Void për më tepër se 300 mijë franga. Një pamje mbi gjithë qytetin e Winterthur-it, i dyti për nga madhësia në kantonin e Cyrihut, dhe me mobilim të dizajnerit anglez Paul Smith, në katin e 7 të pallatit “Claudia House of Sound”, më 28 shtator me një eveniment të madh hapet klubi i nivelit të lartë “The View”, me menaxher shqiptarin Dardan Hajdaj.
Kështu e përshkruan hapjen e klubit më të bukur të Zvicrës gazeta me tirazhin me të madh në këtë vend, 20minuta. “Rregullimi i klubit në fakt është shumë eksplicit – mirëpo ky nuk është klub vetëm për shtresën e lartë, por për tërë rajonin“, thotë Dardan Hajdaj, që me përkrahjen e Royal Döner, ka investuar mbi 1 milionë franga në këtë klub.
Ai nuk do të kursejë as në shfaqjen e programit. “Ne do të angazhojmë edhe DJ të vendit dhe ndërkombëtarë në klubin që ofron plot 250 vende për të rriturit e moshës mbi 21 vjet”.
I kontaktuar përmes telefonit nga albinfo.ch, 24 vjeçari nga Peja, Dardan Hajdaj, tregon me një shqipe të rrjedhshme se është i diplomuar në gastronimi dhe ky është profesioni që e ka për zemër. Ndërsa në Zvicër thotë se ka ardhur si fëmijë fare i vogël.
 
Burimi: Shqiptarja.com
17.09.2013
♛Melody♛
♛Melody♛

Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër  Coolte21

Shteti Shteti : Emigranti Shqiptar Hap Klubin Më Të Bukur Në Zvicër  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi