AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë

Shko poshtë

PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë  Empty PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 12:10 am

PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit
s'do na e falnin këtë Tiranë 
PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë  81293
Të tjera rreth shkrimit
PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë  Ico_lajm/VIDEO
TIRANË - Partia Socialiste zhvilloi sot një takim me qytetarë të vjetër tiranas në Hotel Tirana International.  Banorë të vjetër të Tiranës u shprehën se "PS do t’i japë fund kaosit", 'për një Shqipëri europiane", 'për një ëndërr të largët të vitit 91', "kundër monopoleve" etj. Në takim ka folur edhe bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Basha, përpara Edit, edhe ai i pranishëm fizikisht dhe me fjalën e tij.

Linda kujtoi të shkuarën e Tiranës, të gjyshërve të saj në përputhje me të sotmen, duke theksuar se "gjyshërit nuk do na e falnin se si është katandisur arsimi, se si e kemi lënë Tiranën me të rinj pa asnjë të ardhme. Nuk do na falnin gjendjen shëndetësore dhe ankthin e njerëzve për të përballuar sëmundjet".

Ndërsa, Edi Rama, pasi ka thënë se "me tironsit duhet folur me zë të ulët", ka theksuar se "ka momente në një vend, kur zgjedhjet janë më shumë se mes palësh. Në 1992 nuk ishin mes palëve, por mes të shkuarës dhe të ardhmes. Sot nuk janë mes dy palëve dhe dy njerëzish, por zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm për të gjithë dhe një Rilindjeje të të gjithëve bashkë", tha Rama.

LINDA: GJYSHËRIT TANË NUK DO NA E FALNIN TIRANËN E SOTME
"Edi më pyeti që ka një takim me tiranasit; a ke dëshirë të vish? E keni parë që s’marr pjesë në të gjitha takimet. Por më shkoi mendja te oborri i shtëpisë sime me avlli, qerpiç, me bukuri mullagash, kur rrinim ulur nën hurma, kumbulla. M’u kujtuan gratë e shtëpisë, që iu shërbenin miqve me ujin brisk dhe shurup trëndafili, reçel me fruta dhe petale të pemëve në oborrine shtëpisë", e nisi fjalën bashkëshortja e kreut socialist, një banore autoktone e Tiranës.

"Ende sot ky oborr është këtu me mua. Dua të bësoj, që janë edhe gjyshërit e mi, gjyshi dhe "nona", kujtimi i tyre është këshilla më e mirë për mua sot. U lindëm këtu, u rritëm këtu. Kaluam vite gëzimesh, hidhërimesh. U lind dhe Rea dhe Gregu. Tirana ku ata u lindën ata nuk ishte Tirana ku u rritëm ne. Ashtu siç është më ndryshe për ata që rriten sot", vijon Linda. Ajo shtoi se të rinjtë sot duan një Tiranë, ku mos tretet kultura e oborreve të bashkëbisedimit të urtë.

"Gjyshërit e mi me mënyrën e vjetër tiranase na mësuan të kuptosh ç’do të thotë të jesh njeri dhe qytetar. Ata na mësnonin se para se të blesh shtëpi blej komshiun. Njerëzilliku ishte vlerë e paprekshme. Nuk do na e falnin se si është katandisur arsimi se si e kemi lënë Tiranën me të rinj pa asnjë të ardhme. Nuk do na falnin gjendjen shëndetësore dhe ankthin e njerëzve për të përballuar sëmundjet. Ne na kanë mësuar: “Mos e prek pronën e tjetrit dhe këtë e kanë marrë për dobësi”, tha Linda Basha.

Linda theksoi se "tiranasit e panë, se Tirana nuk ishte më e tyre, por kryeqytet i gjithë shqiptarëve. Ata u përfshinë si komunitet i tërë në ndryshimet".

EDI: NUK E PRISJA KËTË FJALIM TË LINDËS
"Linda nuk i bën gjërat pa u përgatitur. Nuk e prisja këtë fjalim, që më bëri të ndihem në vështirësi, edhe pse e kam njëfarë ustallëku për të bërë fjalime. Me shumë sinqeritet dhe modesti do të tërhiqesha nga fjala ime më tej:, tha Edi Rama pas fjalës së bashkëshortes së tij. Ai shtoi se "pas fjalëve që tha gjysma ime më e mirë s’më mbetet veç të pohoj se kjo është e vërteta dhe se shpresa se në 23 qershor edhe tiranasit të zgjedhin PS nuk lidhet me zgjedhjen time apo të atyre që janë bashkë me mua pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes, por me një zgjedhje, që është shumë më tepër se zgjedhja midis dikujt dhe dikujt tjetër".

EDI: ZGJEDHJET JO MES DY PALËVE DHE MES DY NJERËZVE
"Ka momente në një vend, kur zgjedhjet janë më shumë se mes palësh. Në 1992 nuk ishin mes palëve, por mes të shkuarës dhe të ardhmes. Sot nuk janë mes dy palëve dhe dy njerëzish, por zgjedhje mes rrënimit të mëtejshëm për të gjithë dhe një Rilindjeje të të gjithëve bashkë", tha Rama.

Ai vijoi me idenë se "duhet marrë një vendim se çfarë Shqipërie duam nesër; një Shqipëri që t’i ngjajë më keq asaj që kemi sot; krim, papunësi, konlikte pronash, arsim jocilësor, analfabetizëm që rritet, sistem shëndetësor i falimentuar, shërbim me para në dorë, korrupsion i madh, ndotje, plehra", tha Rama.

"Një vend që ka ujë aq sa s’kanë të tjerët, por që është i vetmi që nuk pi dot ujë dhe të një Shqipërie normale, ku puna të mos jetë privilegj, por shprehja e dinjitetit të secilit, ku mos paguajnë më shumë ata që kanë më pak dhe ata që kanë më shumë i kanë të gjitha dhe nuk i lënë asgjë atyre të tjerëve, që nuk janë disa, por janë popull".

"Duam një Shqipëri normale, që të mund të ujisim tokën tonë, të çojmë ujë në çdo familje dhe mos kemi më nëna, që e ngarkojnë ujin në krah dhe familje të tëra, që nuk e prekin dot ujin në buzë. Të prodhojmë ushqimin, në një vend që Zoti (se ju tironsit nuk thoni: "natyra") ia dha të gjitha; i dha edhe tiransit", tha Rama.

EDI: ME TIRANSIT NUK FLITET ME ZË TË LARTË
"Me tiransit nuk flitet me zë të lartë dhe po ul zërin, kam dhe disa mitingje më pas. Ju siguroj se numri 29 e ka brenda magjinë e vet, por nuk kemi shkop magjik, nuk premtojmë mrekullira dhe përralla; hallet e njerëzve do jenë tonat, problemet e njerëzve do jenë tonat. Shqipërisë nuk i mungon asgjë dhe deri sot i ka munguar gjithçka; shteti, sepse nuk e kanë qeverisur siç duhet", premtoi Rama.

MAJKO: LEGALIZIMET SË PARI PËR TIRANASIT

"Legalizim atyre që kanë ardhur dhe kompensim atyre që u është marrë toka. Duhet të nisim me kompensimin fizik. Shteti nuk duhet të japë asnjë metër tokë me 1 euro pa kompensimi fizik dhe ky kompensim fizik duhet të nisë nga ata që dhanë më shumë: tiranasit", premtoi Pandeli Majko në takimin me tiranasit "denbabaden" të Tiranës.

"Kjo pamje flet më shumë se çdo gjë. Kjo foto flet më shumë se çdo fushatë, është e kohës kur s’është as Skënderbeu. Vij nga njësia 5, e këto kodrat këtu s’ekizston fare", tha Majko, duke iu referuar hartës së vjetër të Tiranës si sfond në takim.

"Shtëpia ime është afër Berishës. Një rrugë na ndan. Jemi të ardhur para jush. Na quani miq, të ardhur, krushq, si të doni! Tirana si sfungjer i thith njerëzit dhe të ardhurit bëhen më trima se vetë tiranasit dhe thonë: Jam nga Tirana", u shpreh Majko. 

Sipas tij, Tirana është fillesa e një qyteti, që ka ekzistuar pa qenë kryeqytet, por përbën AND-në, që me të ardhurit veri-jug po ngrihet mbi ndasitë dhe sheh me përbuzje ndarjet e veriut dhe jugut. Në ‘90 çeçenët ishim ne, që zbritëm në Tiranë. Tirana nga 360 mijë banorë, sot 1 milion".

"Sot ndihemi jo shumë politikanë. Ndihemi të vegjël. Sot unë jam pa kollare. Dikur i thoja unë Ramës të vinte kollare, tani bëj unë të kundërtën e asaj që i këshilloja. Përballë tiranasave, sado flokë të bardha të kemi, ne ndihemi fëmijë, ndihemi të ardhur. Në raste fushatash ne themi: tironsit, por tironsit vetëm kanë dhënë dhe nuk kanë marrë.  Çfarë të krushqia, s’ta bën as fëmija. Tani nuset dhe dhëndurët po qeverisin të ardhmen e Tiranës", tha Majko.
 
NALLBANI: RAMA MË JEPTE ÇMIME, UNË I DILJA KUNDËR

Ish-portieri i "Kombëtares", Blendi Nallbani, "një tirons" i vjetër u shpreh se "Edi Rama në vitin 2009 ishte një nga kryebashkiakët, që më ka përzgjedhur në 10 personalitetet e vitit, gjë që nuk e kanë bërë kryetarët e bashkisë, edhe pse tiranas".

"Edi e dinte i kujt partie ishte. Ai më jepte çmime, unë dilja kundër. Po tani shef edhe mendon. Tani ua kërkoj unë votën për Edi Ramën te njësia 8. Tani 3 autobusa falas e do hamë drekë te kilometri 29. Do përshëndes kapitenin e skuadrës së Tiranës, Pandeli Majkon", tha duke bërë edhe shaka Nallbani.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ps-me-tironsit-linda-gjysherit-s--39-do-na-e-falnin-kete-tirane-162040.html#sthash.19qpsIRq.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë  Coolte21

Shteti Shteti : PS me "tironsit", Linda: Gjyshërit s'do na e falnin këtë Tiranë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi